RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Pulev kundër Thompson me 24 Gusht

1 min read

Kubrat Pulev nepërmjet Thompson dëshiron fituesin e Klitschko apo Povetkin

Kubrat PulevMuaji që sapo kemi hyrë do të na sjell një meç interesant në kategorinë e rënd. Ai do të jetë ndërmjet bullgarit Kubrat Pulev dhe amerikanit Tony Thompson e cila do të zhvillohet me 24 Gusht në qytetin Schewrin të Gjermanisë. Dueli do të jetë i vlefshëm për titullin IBF Internacional.

Pulev kampion aktual evropian në versionin në EBU dhe njëkohësisht kampion IBF Internacional, do të ketë një sfidë të re për të treguar vetën karshi boksierëve të rezistueshëm. Pulev i renditur në pozicionin 1 në IBF dhe Thompson i cili pritet të marrë pozitën 2 në IBF pas triumfit ndaj David Price, fituesi do të jetë mandastori kryesor të fituesit Wladimir Klitschko apo Alexander Povetkin që do të boksojnë me 5 Tetor në Moskë të Rusisë.

Pulev kishte pranuar ofertën nga IBF këtë vit të sfidon katër më të mirët në këtë version, dhe ai shënoi fitore ndaj rusit Alexander Ustinov me nakaut në raund të 11-të dhe tani synon që edhe Thompsonin të mposht për të pritur i relaksuar fituesin Klitschko vs. Povetkin.

Kosovaboxing.org
 4 Gusht 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.