RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2022

Publiku llapijan tregoi kulturë të madhe

2 min read

Mbrëmja e boksit në Podujevë e organizuar nga vëllezërit Bajrami dëshmoi një punë për qytetin që asnjë herë nuk kishte pasur një ngjarje të boksit. Llapijanët që ishin në një numër madh rreth 1000, treguan kulturë, mikëpritje dhe respekt, edhe pse idhulli i tyre Tefik Bajrami pësoi humbje. Atmosfera në palestër ishte impozante ndërsa e meta e kësaj mbrëmje ishte ngrohtësia apo temperatura e lartë  e cila lirisht mund të themi ka qenë përmbi 40 gradë celzius. Kjo ndoshta bëri që Tefik Bajrami të pëson në këtë duel, e cila mund të jetë njëra nga arsyet, por duhet cekur se humbja ndonjëherë është fitore, dhe kjo u pa atë mbrëmje ku të gjithë e pranuan humbjen. Të gjithë ishim të shokuar kur Tefiku ra në dysheme, kjo la të shikohet në të gjitha fytyrat, qoftë ato familjare por edhe të gjithë pranishmëve, por kjo ndodh në sport e veçmas në sportet luftarake. Ajo që ishte për të ardhur mirë është se pubilku llapijan tregoi kulturë të madhe duke pranuar fitoren e Toni Visiç, dhe duke duartrokitur dhe brohoritur për gjithë atë që bëri Tefik Bajrami. Duhet theksuar se edhe familja Bajrami pranoi disfatën duke uruar fituesin Visiç. Kampioni i madh botëror Xhavit Bajrami ishte i pari që përgëzoi dhe uroi në mënyrë sportive kroatët, dhe poashtu familjarët tjerë. Me fjalë tjera fitoi boksi sepse Tefik Bajrami solli një kundërshtar të denjë për të dhuruar spektakël dhe boks cilësor, sepse nuk solli si disa të tjerë boksier për ti mposhtur me dy-tre grushte për ti mposhtur. Traineri kroat Ivica Cukusiç i cili ishte në krahë të dy boksierëve theksoi se në karrierën e tij shumëvjeçare nuk ka pasur ndonjë pritje kësisoj të mirë, dhe aq më tepër kur fiton në një vend tjetër, kur boksieri i tij fitoi në atë mënyrë.  “Do të rraheshim në zhveshtore dhe nuk do ti merrnim paratë po të fitonim në një vend tjetër, deri sa vëllezërit Bajrami kanë qenë në përkujdesje tonë gjithë kohën” theksoi Cukusiç për Kosovaboxing.org.

E gjithë kjo i shkon në një falenderim familjes Bajrami.

Foto: Shpend Ahmeti

Artan Vërbica
20 Korrik 2012

4 thoughts on “Publiku llapijan tregoi kulturë të madhe

  1. Me vejn keq per humbjen e Tefikut por qe ka sejell bokser te denjet ne ks nuk osht as pak e vertet,KunderShatari i Tefikut i ka pas 2 fitore 6 humbje edhe 1 Barazim!!!

  2. mund te them se ka qen nje organizim i mire dhe sporti eshte sport e posaqerisht boksi ne nje moment mund te behen ndryshime te medha dhe mund te them se eshte normale kur sekondat vendosin nje e rame e i mbaron te gjitha te tjerat ,une mund ti pergezoj vellezerit Bajrami per organizim,po ashtu publikun qe ka qen ne nivel,e vtemja gje qe nuk na ka pelqyer eshte humbja e Tefikut,por e pash te shkruar lart qe dhe humbja nga nje here eshte fitore e ne kete rast ka fituar kk.Podujeva dhe boksi ka patur duele te mira dhe shpresoj se e gjitha ka qen mire e humbjen nuk e kemi ne qef askush ,por kan humbur dhe kampionet me te medhenj boteror e kjo i ka ndodh dhe boksierit tone qka eshte normale,se fundi mund te them organizim i mire e Tefikut suksese ne te ardhmen.

  3. Nuk kqyren rezultatet e dikujna, por kqyren kush eshte ku eshte rreh cka ka fitu, Shumica e ketyne humbin jashte dhe do te humbte edhe me Tefikun po te shkonte ne krejt rundet deri fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.