RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Pse e anuloj Klitschko meçin me Furyn?

3 min read

Klitschko vs, Fury

Shkruan: Artan Vërbica

Wladimir Klitschko dhe Tyson Fury ishte e përzgjedhur nga agjencioni KosovaBoxing  si njëra ndër meçet më intersante që do të zhvilloheshin për këtë vit, por fatkeqësisht ky meç u anulua pasi Klitschko paralajmëroj lëndimin në këmbë. Sigurisht se ky meç nuk do të zhvillohet këtë vit, por mund të caktohet një datë re dhe sipas parashikimeve kjo përballje do të zhvillohet në muajin shkurt apo mars të vitit të ardhshëm.

Klitschko dhe Fury u paraqiten të mërkurën në konferencën për gazetar në Londër. Si duket Klitschko u frikësua nga Fury i cili ishte veshur si BATMAN-i? Si mund të leëndohet vetëm një ditë pas. Kjo u pa si një shaka nga ana e tij. E kemi theksuar edhe më parë se Klitschko mund të mposhtet nga Fury dhe këtë ia kanë theksuar ekspertët dhe të tjerët më parë, por nuk i kishte marrë parasysh këshillat e të tjerëve. Se do ta ketë jo shumë të lehtë e kuptoi para dy dite në Londër dhe me e ka kuptuar se do ti duhen stërvitje shtesë.

Këtë analizë po ju sjellim nga fakti dhe përvoja e ime nga përcjellja e dy boksierëve gjatë këtyre viteve. Klitschko ka filluar të humb dashurinë dhe energjinë që ka pasur për boks, ndërsa që Fury po pret rastin për ta rrëzuar nga froni mbretin e ditëve të sotme të kategorisë së rënd. E theksojmë këtë sepse Klitschko po mendon se është i paprekur dhe se ai nuk po i kushton vëmendje edhe për një trajner të mirë ta angazhojë. Që nga vdekja e trajnerit të tij, Emmanuel Stewart, ai nuk ka inkuadruar ndonjë trajner me emër botëror, ndërsa ka angazhuar trajnerin ndihmës që e kishte Stewart, Jonathan Banks që  nuk ka ndonjë emër dhe vlerë të madhe sa i përket trajnerit. Kjo i ka funksionuar deri më tani, por duhet të jemi real Klitschko nuk ka pasur sfidant të denjë.

Ai në ditët e sotme është parë duke bërë udhëtime të pakontrolluara nepër SHBA, duke paguar ish-kampionët botëror Evander Holyfeild, Michael Moorer etj, nepër kampe për mediume për tu bërë më i madh në publikun amerikan dhe duke nxitur sa më shumë njohësit, analistët, historianët e boksit që të jetë në mesin e më të mirëve të gjitha kohërave në kategorinë e rënd, i cili mendon të penzionohet vitin e ardhshëm. U pa një skenar i përgatitur nga ai me ish-kampionin e botës Shannon Briggs, por që nuk bëri bujë të madhe duke u parë se ishte skenar i përgatitur dhe që nuk kaloi aq mirë te publiku amerikan, por te as ai botëror. Këto gjëra Klitschko nuk i ka analizuar mirë dhe shetitjet e tij të shumta tek të mërkurën në Londër i ka kuptuar duke parë se sa serioz është Fury dhe që nuk do të jetë kafshatë e lehtë për te.

Se cila do të jetë filizofia e re e Klitschkos, nuk po mundemi ta kuptojmë, por ai asnjëherë më parë para ndonjë meçi nuk është sillur sikur se kësaj radhe. Ai ka paralajmëruar se do ta përcjell nga afër meçin e Anthony Joshua kundër Dillian Whyte që do të zhvillohet me 12 dhjetor në Londër, për çfarë arsye! Do të shohim. Ai Furyn e ka konsideruar si urë kaluese për meçe të radhës, por Fury shumë lehtë mund ta ndëshkojë.

Do të jemi kurreshtar ta shohim se çfarë do të ndodh, por Tyson Fury nuk do të tërhiqet dhe do ta presë Klitschkon.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.