RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Princi Tatli kundër Sarfo Tyson me 31 Mars

2 min read

Boksieri ynë perspektiv Edis Tatli do të kryqëzoj dorëzat me ganezin, Sarfo Tyson në Barona Areena, Espo të Finlandës me 31 Mars. Tatli 16-0 (3 KO) do të ketë kundërshtarin më të fortë deri tani, sepse Tyson ka rekord 14-4-0 (9 KO) dhe renditet i 12-ti në versionin WBO. Fitorja ndaj Tyson do të poziocionoj Tatlin në mesin e 15-të boksierve më të mirë në WBO por edhe ndoshta në ndonjë version tjetër. Sarfin Tyson poashtu është kampion WBO-Interim i Afrikës. Ai këtë titull e kishte fituar vitin e kaluar dhe ka mbrojtur një herë.

Ekipi i Tatli kishte në plan që boksierit tonë të zhvilloj edhe një meç për brezin WBO-Intercontinental, por kjo nuk u mundësua pasi brezin e mban boksieri Kevin Mitchel i cili ka përvoj të madhe me bilanc shumë të mirë 33-1-0 (24 KO) dhe natyrisht menagjeri i Tatlit, Pekka Maki nuk i nguten titujt. Mitchel poashtu radhitet i pari në versionin WBO, dhe ai nuk pranoi që këtë titull të le vakant.

Por mediat finlandeze japin edhe një meç të mundshëm të radhës për Tatlin, kundër britanikut Ricky Burns. Burns 33-2 (9 KO) do të boksoj kundër  Paulus Moses 28-1-0 (19 KO) me 10 Mars. Siç duket interesimi është shumë i madh që ky meç më pastaj të zhvillohet kundër boksierit tonë. Si do që të jetë Tatli nuk mendon se çka do të ndodh në të ardhmen. Ai pret duelin me Tyson, e pastaj do të shof se çka do të sjell karriera e tij.

Tatli nepërmjet Kosova Boxing përshendet të gjithë adhuruesit e tij duke iu premtuar fitore. “Jam në rrugë të mirë, drejt fitores së 17-të. Ngadal por sigurt deri te titujt e mëdhenjë” theksoi Tatli për kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
5 Mars 2012

4 thoughts on “Princi Tatli kundër Sarfo Tyson me 31 Mars

  1. Edis Ti veq ushtro dhe ALLAHU dot ti sjel mundsi Ashtu si Ti dush por Veq me Pun USHTRO vetem ushtro Fitoret jon shum ngat WBC WBO EBU TÉ gjith titujt jon pran teje

  2. Edis Ti veq ushtro dhe ALLAHU dot ti sjel mundsi Ashtu si Ti dush por Veq me Pun USHTRO vetem ushtro Fitoret jon shum ngat WBC WBO EBU TÉ gjith titujt jan pran teje

  3. Ky Duell esht qyajtur Edis Tatli me stilin Muhammed Ali Dhe Sarfo Tyson me stil Tè Mike Tysonit, NE finland dhe ne evrop Gazetat jan tu pershkruar se kishin pas qef me kqyr lojen e vertet . MUHAMMED ALIS DHE TI MIKE TYSONIT.Por esht edhe per shkryar se Edis Tatli&Sarfo Tyson dueli dot qen aq mir si me qen vertet MUHAMMED ALIJU DHE MIKE TYSONI. FITORE ESHT NATYRISHT I EDIS TATLIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.