RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

“Princi” kosovar kërkon titullin e EBU-së

2 min read

Boksieri Edis Tatli synon të shkojë hapave të Luan Krasniqit e Shpend Abazit

“Marrëveshja ende nuk është nënshkruar, mirëpo nëse shkojnë gjërat si duhet, atëherë pritet të luftoj me Di Roccon për titullin EBU në prill. Këtë vit synoj të luftoj për tituj të mëdhenj”, ka thënë Tatli, për KOSOVA BOXING

Foto: Shpend Ahmeti 


edis tatli 2222Prishtinë, 26 shkurt 2014
 – Boksieri kosovar, Edis Tatli, në prill  pritet të luftojë për titullin EBU në kategorinë gjysmëvelter në Finlandë, ndërsa do të sfidojë pronarin e këtij titulli, italianin Michele Di Rocco.

Prizrenasi 26-vjeçar ka vendosur të ngjitet një kategori më lart për të sfiduar italianin Di Rocco.

“Marrëveshja ende nuk është nënshkruar, mirëpo nëse shkojnë gjërat si duhet, atëherë pritet të luftoj me Di Roccon për titullin EBU në prill. Jam përgatitur mjaft mirë dhe ka ende mjaft kohë deri tek ajo përballje që të përgatitem edhe më mirë. Këtë vit synoj të luftoj për tituj të mëdhenj”, ka thënë Tatli, për KOSOVA BOXING.

Tatli, që mban nofkën “Princi”, është duke bërë karrierë në Finlandë, ndërsa deri më tash ka shënuar 22 fitore nga po aq meçe, gjashtë prej tyre me nokaut. Ai deri më tash ka boksuar në kategorinë e lehtë. Fitoren e fundit e shënoi më 7 dhjetor të vitit të kaluar, kur e mposhti ish-kampionin e botës, jug-afrikanin Mzonke Fana. Tatli aktualisht është pronar i titullit WBA Inter-Continental, ndërsa më herët kishte fituar edhe titullin EBU-EU. Tatli ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë karrierën në kategori gjysmëvelter apo në atë të lehtë. 

“Së pari po synoj të shënoj fitore në sfidën e radhës, e më pas të shohim”, ka thënë Tatli.

Tatli në renditjen e versionit EBU aktualisht është i treti në kategorinë e lehtë, derisa në renditjen botërore të versionit WBA mban pozitën e 12-të.

Italiani Michele Di Rocco (31) në boksin profesionist ka 36 fitore (15 KO), një humbje e një barazim. Ai titullin EBU e fitoi vitin e kaluar.

Deri më tash vetëm dy shqiptarë kanë arritur të fitojnë titullin EBU në boksin profesionist: Luan Krasniqi në kategorinë e rëndë dhe Shpend Abazi në kategorinë bantam.

Kosovaboxing.org
26 shkurt 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.