RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Prezantojmë talentin, Ramadan Hiseni

2 min read
Boksieri që po shkëlqen në boksin profesionist Zvicër dhe që ka bërë të flasin të gjithë në shtetin helvetik për të arriturat e tij të deritashme, është boksieri me origjinë shqiptare nga Gjilani, Ramadan Hiseni.
Talenti 21-vjeçari Ramadan Hiseni deri më tani ka zhvilluar 8 meçe duke shënuar të gjitha fitore, tre prej tyre me nakaut. U bë bujë e madhe në maj të këtij viti kur mposhti ish-kampionin e shumëfisht të Zvicrës nga boksi amator, Fabian Hartman (4-1, 3 KO), gjë që pak kush e kishte besuar. Hartmann pësoi humbjen e parë në boksin profesionist. Përkundër përvojës së Hartmann, Hiseni e dominoi meçin ndaj tij duke e mposhtur bindshëm me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Nuk deshti ti kaloj pushimet verore pa e shënuar edhe një fitore të madhe, duke mposhtur afrikanin nga Tanzania, lart të renditur Jacob Maganga (9-5-5, 6 KO) me vendim unanim pas 10 raundeve.

Gjatë kësaj vere Hiseni qëndroi në qytetin e lindjes së prindëve të tij në Gjilan. Ai çdo vit kalon pushimet në Kosovë ku edhe motivohet çdo herë për meçet e radhës.
Meçin e radhës Hiseni parashikon ta zhvilloj në nëntor të këtij. Ai kishte parashikuar të boksoj në tetor, mirëpo ka pasur një lëndim të vogël, gjë që  e ka detyruar të mendoj për nëntor ose për fillim të vitit me 2018.  Menaxheri i tij, Andreas Engesser dëshiron që Hiseni të ketë meçin për titullin e kampionit të botës për të rinjë “IBF Youth”.
“Hiseni ka dëshmuar që mund të sfidoj titullin e botës për të rinjë. Fitoret e tij të fundit na japin shpresë dhe ne jemi të gatshëm” theksoi Engesser për Kosova Boxing.
Kush është Ramadan Hiseni:
U lind me 16 korrik në Diesdorf të Zvicrës. Me boks filloi si 13 vjeçar. Si boksier amator ka zhvilluar pak meçe, vetëm 14-të. Debutoi në boksin profesionist si 19-vjeçar duke debutuar me nakaut në raund të tretë kundër Sasa Obradoviç. Gjatë tetë meçeve profesioniste ai mposhti disa emra të njohur në boksin profesionist, si Nikola Matic, Fabian Hartmann, Jacob Maganga, etj.
Në vitin 2018 Hiseni dhe menaxheri i tij, Engesser parashikojnë plane të mëdha.
www.kosovaboxing.org / 22 gusht 2017

1 thought on “Prezantojmë talentin, Ramadan Hiseni

  1. E nderuara redaksi e Kosovaboxing,

    Qe sa dite ka jap lajmin Klitschko per pensionim por deri tash nuk keni shkruajtur asgje. A do te kete ndonje rezyme apo ananlize per karrieren e Klitschkos dhe arsyet e pensionimit te tij?

    Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.