RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Presidentja Atifete Jahjaga, dekoron Salihun dhe Kosumin

2 min read

AZIZ SALIHUISMAJL KOSUMI AZIZ SALIHU DHE ISMAJL KOSUMI Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të 5-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka dekoruar me medalje dhe mirënjohje disa aktivistë dhe qytetar që kanë dhënë kontribut të veçant në mënyra të ndryshme për vendin tonë. Në mesin e shumë të dekoruarve në veprimtarin e sportit u dekoruan edhe dy prej kontribuesve më të mëdhenjë Aziz Salihu, per kontributin e dhënë në sport e në veçanti atë të boksit dhe Ismajl Kosumi, në atë të zhytjes.

Legjenda e boksit Aziz Salihu, pas marrjes së dekoratës u shpreh: “Mendoj se kjo tregon një falenderim të presidentës për ne si sportist që kemi dhënë kontribut të veçant për ate se çfarë kemi bërë për vendin. Një dekorim i tilël dihet se çfarë vlera ka, dhe besoj se me këtë ju është treguar edhe të tjerëve për kontributin tim dhe këtë besoi se duhet ta kenë parasysh edhe ata që janë pranë qeveritarve që të din edhe ata se jam një sportist me një kontribut të veçant, si nje sportist i shekullit” theksoi Salihu për Kosova Boxing. 

Ndersa Ismaj Kosumi, i lumtur pas dekorimit nga presidentja Atifete Jahjaga, tha: ”Kjo dekoratë dhe mirënjohje nga presidentja, do të thotë vërtetë shumë për mua pasi që 43 vite mirrem me zhytje, dhe jo vetëm që është një kohë e gjatë që e bëj këtë gjë, por kam bërë mbi 500 zhytje për t`ju dal në ndihmë qytetarëve të vendit time, dhe është hera e parë që unë nderohem me një dekorim të këtij niveli dhe për këtë edhe po ndjehem mirë sepse dikujt pas kaq shumë kohë, së paku ju kujtua të na nderoj për kotributin tonë të dhëne për vendin” theksoi Ismajl Kosumi pët Kosova Boxing.

E përgatiti dhe fotografoi:
Avdush Cakaj

1 thought on “Presidentja Atifete Jahjaga, dekoron Salihun dhe Kosumin

  1. Urime qe te dy veteraneve te sportit qe me te vertet e kan merituar,andaj dhe jua uroj nga zemra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.