RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Prenga shkëlqen në fitoren kundër Colliander

2 min read

Coca Cola Coliseum, Toronto, Kanadë, 15 dhjetor 2018 – Kundërshtari nga Argjentina, Facundo Cesar Ghiglone që ishte paraparë të paraqitet kundër boksierit tonë Kristian Prenga fundjavën që kaloi në momentin e fundit anuloi përballjen. Kjo shtyri që në momentin e fundit ekipi promovues i Prengas “Global Legacy Boxing” të reagoj dhe të gjejë zavendësimin. Ishte senegalezi me nënshtetësi suedeze Aldo Colliander. Prenga ishte me fat sepse do të mund të hupte përballjen që ishte përgatitur gjatë.

Colliander (15-3-0, 6 KO) një boksier cilësor i cili iu rikthye boksit pas tre viteve nuk arriti të qoj duelin deri në fund pasi që Prenga e ndali atë në raundin e gjashtë të fundit sa ishte paraparë të zhvillohej përballja duke triumfuar me nokaut teknik. 

Prenga (9-1-0, 6 KO) dominoi meçin kundër Colliander (15-3-0, 6 KO). Ai vazhdoi të mbajë rekordin qind për qindë në fitore me nokaut. Me këtë fitore Prenga tani është ngritur në renditje në boxrec.com në pozitën e 89-të. Këtë vit Prenga po e përmbyll mjaft suksesshëm duke shënuar tre fitore të mëdha ndërsa viti 2019 do ta sjellë për të sfida edhe më të mëdha ku 27-vjeçari tani është pjekur për përballje të mëdha.

“Jam i gëzuar me fitore. Colliander ishte i rrëzikshëm gjatë gjithë kohës por unë i imponova luftën time. Në raundin e fundit mu dha mundësia dhe realizova fitore me nokaut. Jam i lumtur” theksoi Prenga për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org 
16 dhjetor 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.