RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Povetkin apo Huck fitues me 25 Shkurt ?

3 min read

Dueli i shumë pritur ndërmjet kampionit botëror në versionin WBA në kategorinë e rënd Alexander Povetkin dhe kampionit botëror në versionin WBO në kategorinë kruzer Marco Huck, ditët e përballjes po afrohen. Ky meç që do të zhvillohet me 25 Shkurt në Porsche Arena në Stutgard do të jetë mjaft interesant sa i përket fituesit, sepse të dy boksier janë kalibër të mëdhenjë të boksit botëror. Po si do të duket meçi i parë i Marco Huck në kategorinë e rënd dhe atë të parin duke sfiduar titullin e kampionit botëror, kundër të pamposhturit Povektin i cili me vite nuk ka pësuar humbje, kjo do të shifet. A është ky gabim i Marco Huck ? Unë mendoj se po, sepse Huck është dasht të zhvillon një apo dy meçe në kategorinë e rënd për të parë veten se ku gjendet dhe si është kategoria e rënd. Ndërkohë Povetkin 23-0 (16 KO) apo Tigri i Bardh i Siberisë do të jetë vështirë të mposhtet dhe mendoj se Huck nuk e ka atë potencial.

Marco Huck beson se shpejtësia e tij do të jetë çelësi i triumfit. Ai ka mbrojtur titullin e kampionit versioni WBO plot tetë herë, ndërsa mendon se koha është për të shkuar përpara. “Dua të shkruhem në histori të boksit gjerman. Max Schmelling ka qenë kampioni i parë botëror dhe i vetmi, ndërsa unë do të jam i dyti gjerman që fitoj titullin e kampionit botëror. Unë e di se si do t`a fitoj Povetkin. Kam ushtruar shumë dhe e di se si do të mposhtet Povetkin, sepse jam shumë më i shpejt se ai” theksoi Huck për mediat gjermane.

Alexander Povetkin i cili mbrojti titullin e kampionit në Dhjetor të vitit të kaluar në Helsinki në Finlandë kundër Cedric Boswell, pret një duel të fortë me Marco Huck. “Shumë e respektoj Huckun. Ai është i shpejt dhe mjaft agresiv, por unë do të jam gati për shpejtësin e tij. Do të hyj në ring me top kondicionin tim dhe do të mbroj titullin tim” theksoi Povetkin.

Nga lajmet e fundit nga kampi i Povetkin, mësohet se Povetkin do të jetë pa trainerin legjendar Teddy Atlas në këtë meç. Arsyet janë se Atlas ka kontratë me televizionin ESPN dhe do të respektoj atë në fund, ndërsa Povetkin ka zgjedhur vendin e ushtrimeve Rusinë, ndërsa Atlas ka refuzuar të shkoj atje dhe i ka thënë të vij në SHBA për përgaditje, ndërsa Povetkin nuk ka dashur dhe kjo i ka shtyrë deri te ndarja e dyve. Se si do të duket Povetkin pa Atlas do të shofim, mirëpo Atlas ka shumë merita për sukseset e fundit të Povetkin. “I kam thanë Sashës të vije në SHBA. Unë kam pritur që ai të më ndëgjoj dhe të ketë si obligim, por ai zgjedhi rrugën tjeter, ku jam shumë i dëshpruar” theksoi Atlas.

Artan Vërbica
25 Janar 2012

3 thoughts on “Povetkin apo Huck fitues me 25 Shkurt ?

  1. Mendoj se do te jete nje ndeshje e paparashikueshme edhe nese mendja me thote se rusi Povetkin eshte shume i forte. Mendoj se do te jete nje ndeshje shume spektakulare, sepse te dyte jan te qendreueshem te forte, Povetkin eshte me stabil se Hukiqi-Huck.
    me shuem do ti dhe sipas mendimit tim perparesi rusit, por ne Ring pritet te tregohet se kush ka me shume vetbesim dhe qendrueshmeri.

    Nga Tefik Bajrami

  2. Dy meqe te pakten Huku i ka pas te humbura ne Gjermani nese nuk fiton me KO veshtir qe ta dhan fitoren
    Huck vs Povetkin, e shoh rusin fitus esht bokser qe ka shum dicipline

  3. zdi pse huck e quan veten gjerman kur nuk esht gjerman kur rrjedh nja nje familje nga sangjaku i cili gjat jetes vet e ka ndrruar edhe emrin sepse e kishe emrin musliman po nejse si do qoft prap let fiton ma i miri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.