RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Portal: Paralajmërime për boksierët tanë shqiptar

5 min read

Boksierët tanë më të mirë shqiptar janë duke u përgaditur për disa duele të radhës para pushimeve verore, ndërsa disa nuk do të kenë kohë as për pushime të rahatshme. Ardian Krasniqi, Artur Drinaj, Vigan Mustafa,  Arnold Gjergjaj, Agron Dzila, Jetmir Kuqi, Artur Gavoçi, Kreshnik Qato, Haxhi Krasniqi, Disarjot Gashi, Bedarin Toma dhe Edis Tatli janë disa emra që kanë konfirmuar duelet e tyre për Kosovaboxing.org.

Një boksier që po shkrruan histori të bukur në boksin profesionist është Ardian Krasniqi.  25-vjeçari, Krasniqi 6-0 (4 KO) do të dal sërish në ring me 21 Maj në Padiglione Conza në Lugano, Zvicër. Kundërshtari nuk është vendosur ende, por në ditët në vijim pritet të vendosët. Krasniqi këtë vit ka shënuar tre fitore, dy me vendim unanim dhe një me ndërprerje.

Shkodrani Artur Drinaj 9-15-1 (4 KO) do të bokson me italianin Fabio Liggieri. Italiani Liggieri ka boksuar me Kreshnik Qaton vitin e kaluar ndërsa tani do të bokson edhe me dy shqiptar tjerë, Drinaj dhe më pastaj me Disarjot Gashin.
Artur Drinaj është rikthyer pas tre vite pauze në boksin profesionist këtë vit. Ai shënoi fitore në Shkodër në muajin Janar kundër Jozsef Siklodi me ndërprerje në raundin e tretë. Tani vjen dueli i dytë i tij këtë vit. Drinaj dhe Liggieri do të zhvillohet me 22 Maj në Berlin të Gjermanisë.

Vigan Mustafa 13-2-0 (6 KO) do të bokson me çekun, Jiri Svacina 11-5-0 (1 KO) në Toskana të Italisë. Mustafa bokson në kategorinë gjysmë të rënd. Ai këtë vit ka shënuar dy fitore, njëren me diskualifikim dhe tjetrën me anë të pikëve. Mustafa konsiderohet favorit në këtë duel dhe pritet fitorja e tretë e tij këtë vit. Vëllezërit Mustafa qe disa vite janë duke bërë karier të sukseshme në Itali. Edhe vëllau tjetër Ilir Mustafa, bokson më gjatë në boksin profesionist, ku rekordi i tij është 27-11-2 (17 KO).  

Arnold Gjergjaj 5-0 (4 KO) bokson me 29 Maj në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë me hungarezin Gabor Farks 3-9-5 (1 KO). Dueli do të jetë në gjashtë raunde. Gjergjaj është nga Gjakova me një të ardhme të ndritur në kategorinë e rënd. Ai ka zhvilluar dy duele këtë vit, ndërsa është duke u ndërtuar mjaft si boksier. Rezultatet e tij janë në rritje  e sipër.

Kampioni i katërfisht i Zvicrës në kategorinë gjysmë të rënd, Agron Dzila do të debuton në boksin profesionsit me 29 Maj në Feestsaal në Austri. Dueli i tij do të jetë në katër raunde kundër hungarezit, Attila Mathe 0-10. Ai ka nënshkrruar me menagjerin e Nuri Seferit, Oliver Duetschler. Dzila ka qenë një kohë të gjatë i lënduar mirpo është rikthyer me fitore muajin e kaluar. Ai ka filluar karierën në vendlindje në Strugë në klubin Sindi.
Sukseset si amator:
Fitues – Pirkka Turnier 2006
Fitues – HSK Box Cup 2006
Nënkampion – Franco Blagonic Memorial 2007
Vendi i tretë – per kadet në kampionatin evropian me 2006
GEE BEE Tornament me 2008 ka boksuar kunder kampionit botërorë Abbos Atoev.

Jetmir Kuqi 3-0 (2 KO) dhe Artur Gavoçi 1-0 (1 KO) do të boksojnë këtë muaj sërish në Shkodër. Kuqi i cili mundi me 26 Prill, kroatin Zoran Cvek me vendim unanim pritet që së bashku me Artur Gavoçin të shënojnë edhe nga një fitore. Duelet e tyre do të zhvillohen me 22 Maj apo me 29 Maj. Ende nuk është konfirmuar data e saktë. Në parameçe të tyre do të boksojnë edhe reprezentuesit e kombëtarës sonë, Shqipërisë, për të parë se në çfarë forme janë para kampionatit evropian e cila fillon me 3 Qershor në Moskë. Kosovaboxing.org do t`ju jap lajme exclusive lidhje me këtë garë ndërkombëtare. Kuqi njëherit ka debutuar me mjaft sukses në boksin profesionist, me tre lufta e tre fitore, dy prej tyre me ndërprerje.

Pas triumfit në Tiranë me 2 Maj të këtij muaji, Kreshnik Qato ka filluar përgaditjer për sfidën e radhës. Ai do ti rikthehet ringut me 4 Qershor në palestrën “Bethnal Green” në Londër. Dueli do të jetë në gjashtë apo tetë raunde. “Do të jetë një duel i mirë se ardhur për mua, të jem sa më aktiv. Pas kësaj me familje do të pushoj diku në Shqipëri për katër javë” deklaroi për Kosovaboxing.org. Qato këtë vit ka zhvilluar dy duele ku shënoi dy fitore. Ai mbrojti me sukses titullin WBF kundër Weldemer Ponce këtë muaj.

Haxhi Krasniqi do të boksoj me 6 Qershor në “Dachau” të shtetit Bayern për titullin e kampionit internacional të Gjermanisë në kategorinë gjysmë të rënd. Kjo do të jetë lufta e parë për boksierin tonë 22-vjeçar për ndonjë titull. Nuk e kuptojmë se pse Krasniqi do të boskoj për titull internacional gjerman pasi ai tani ka nënshtetësi gjermane. Kundërshtari i Krasniqit ende nuk është bërë zyrtar.

Në parameç të Haxhi Krasniqit pritet të boksoj edhe Disarjot Gashi 7-0-1 (7 KO) me turkun me nënshtetësi gjermane Erkan Guec 6-1-1 (3 KO). Pra do të jetë një sfidë e fortë për boksierin tonë, i cili do të boksoj për here të parë jasht Zvicrës në boksin profesionist.  Gashi pas kësaj e ka të aranzhuar edhe duelin me italianin Fabio Liggieri 12-5-4 (2 KO) me 20 Qershor. Si duket italiani Liggieri është bërë sfidë për çdo boksier shqiptar, pasi me të vitin e kaluar boksoi Kreshnik Qato e tani synojnë ta mposhtin edhe Gashi dhe Drinaj.
Disarjot Gashi ka debutuar në boksin profesionist vitin e kaluar ku ka shënuar shtatë fitore në po aq ndeshje, ku të gjitha i përfundi me ndërprerje. Kosovaboxing.org e zgjodhi debutuesin e vitit 2009 në boksin profesionist.

Bedarin Toma 1-1 (1 KO) do të bokson me 3 Korrik në Rrastov të Rusisë. Toma i cili filloi karierën në SHBA me humbje, ndërroi promoterin dhe vazhdoi boksin profesionsit në Rusi, diçka shumë e çuditshme për boksierin tonë. Ai në luftën e dytë shënoi fitore me “Knock Out” në raund të dytë. Ai tashmë po vazhdon boksin profesionist në Rusi ku ka gjetur veten si boksier. Fituesi i “Golden Gloves New Jersey” shquhet si një goditës i fortë. Rusët e favorizojnë mjaft në vazhdimin e karierës.

Edis Tatli 11-0 (2 KO) do të rikthehet me 9 Shtator. Ai momentalisht është në shërbimin ushtarak të Finlandës. Tatli i cili filloi karierën në vendlindje në Prizren tek traineri ynë i njohur, Bashkim Kabashi, po vazhdon të rrit rekordin e tij të sukseshëm profesionist. Ai konsiderohet si njëri ndër talented më të medhenjë që ka boksi shqiptar.

Artan Vërbica
12 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.