RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Portal: Brahmer, Chakhkiev, Culcay fitojnë në Hamburg

2 min read

Sporthalle, Hamburg, Gjermani, 24 Prill 2010 – Juergen Brahmer 36-2-0 (29 KO) ka mbrojtur titullin e kampionit botërorë për herë të parë. Brahmer mposhti argjentinasin e papërvojë për duele të mëdha Mariano Nicolas Plotinsky 16-4-0 (8 KO) me ndërprerje në raund të pestë. Brahmer që nga fillimi tregoi luftë të forte duke i dhënë dy “knock-down” në raund të parë. Ishte duel i njëanshëm ku më pastaj gjyqëtari në ring Paul Thomas i dha fund në raund të pestë. Argjentinasi Plotinsky ishte bërë i njohur në Gjermani kur vitin e kaluar mposhti Thomas Ulrich me ndërpreje në raund të 11-të.

Në Sporthalle ishin zhvilluar edhe disa parameçe interesante ku rusi i fuqishëm Rakhim Chakhkiev 5-0 (5 KO) mposhti Sllavomir Selicky me “Knock-Out” në raund të parë. Chakhkiev nënkampion botërorë në boksin amator në Chicago me 2007 dhe kampion olimpik në Pekin me 2008 po tregon se ka potencial të madh edhe për boksin profesionist. Duelet e tij me Italianin, Clemento Russo që u zhvilluan në dekadën e parë të shekullit të ri, në boksin amator kanë mbetur histori. Russo e mposhti në finale të kampionatit botërorë në Amerikë me 2007 ku e fitoi me vetem një pike epersi, 7:6. Kurse një vit më vonë në Pekin 2008, Chakhkiev iu revanshua bindshëm. Tani kariera e tij po vazhdon me shkëlqim, ku fitoret e tij po radhiten me radhë, ndërsa Clemento Russo po vazhdon të boksoj në boksin amator ku për qëllim medaljen e artë olimpike në Londër me 2012.

Një tjetër boksier që është shpalluar kampion bote në boksin amator, vitin e kaluar në Milano të Italisë, Jack Culcay, ka shënuar edhe një fitore në boksin profesionist. Culcay 3-0 (2 KO) shënoi fitore me ndërprerje në raund të parë kundër franqezit, Sylvestre Marianini  8-22 (2 KO).
Culcay ishte takuar me boksierin tonë Jetmir Kuqi me 2007 në Chicago në kuadër të gjiros së dytë, ku dueli kishte qenë i përafërt, mirpo gjyqëtarët i kishin dhënë më shumë pike gjermanit të natyralizuar dhe kishte dal fitues në atë kohë. Kuqi ishte në rrugë të mirë vitin e kaluar në kampionatin botërorë në Milano ku kaloi dy pengesa mirpo lëndoi dorën dhe komisari i garës nuk e lejoi të marrëpjesë në gjiron e tretë Ai ishte në drejtim të duhur dhe sigurisht se do të mbërrinte finale me Culcay, mirpo fati e menjanoji. Kuqi sikurse Culcay ka debutuar në boksin profesionist ku ka shënuar dy fitore në boksin profesionist.

Artan Vërbica
26 Prill 2010

1 thought on “Portal: Brahmer, Chakhkiev, Culcay fitojnë në Hamburg

  1. i kam par tri duele te Chakhkiev me te bertet ka te ardhme te ndritshme ky bokser , pa dyshim mbrenda dy viteve ai do te jete kampion , edhe pse i urrej ruset ky bokser me pelqen me te vertet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.