Hën. Dhj 16th, 2019

Plisat vazhduan traditën “Ndihmo edhe Ti”

2 min read

Si çdo vit edhe kësaj radhe grupi më i madh dhe më i organizuar i simpatizuesve në Kosovë, Plisat vazhduan fushatën e tyre bamirëse “Ndihmo edhe Ti” duke shpërndar dhurata për vitin e ri nepër Kosovë neper vendet më të prekura në Kosovë nga lufta e fundit e deri te vendet më skamnore për të gëzuar fëmijë.

Fëmijët e varfur dhe ata të dëshmorëve nese jo çdo ditë, atëhere një here në vit kanë nevoj të ndijejnë se dikush mendon për ata. Kanë nevoj për ngrohtësi, për një buzëqeshje apo një afërsi.

Plisat për dy ditë me radhë shpërndan dhurata nepër vendet më të prekura të luftës dhe ato skamnore. E filluan nga Reçaku i lavdishëm duke vazhduar në Krushë të Madhe dhe Mejë të Gjakovës, Deqan, Istog, Obiliq, Shalë të Bajgores, Podujevë, Prishtinë (pesë shkolla fillore dhe në spitalin e pediatrisë dhe leukemisë).

Nga kjo inciativë e cila organizohet për tre vjet me radhë dhe se pritet të jetë tradicionale nuk munguan as emrat e mëdhenjë të Kulturës, Sportit, Artit, Politikës, etj. Ndër ta ishin ministri i sportit dhe kulturës Valton Beqiri, pastaj kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, sportisti me nam botërore kampioni i katërfishtë botërorë në kik-boks Xhavit Bajrami, legjenda e futbollit Kosovar, Fadil Vokrri, futbollisiti i kombëtarës së Shqipërisë, Armend Dallku, pastaj basketbollistët e K.B. Prishtina, Edmond Azemi, Valentin Spaqi dhe Besnik Podvorica, këngëtarët Afrim Muçiqi, Shyhrete Behluli, Getoar Selimi, e shumë emra tjerë që ndihmuan këtë incijativë humane.

Edhe Kosovaboxing.org ishte pjesë e ndihmës dhe kontribuam me mundësit tona duke menduar për fëmijët skamnorë.

Artan Vërbica
30 Dhjetor 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.