RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Pjesëmarrja e Kosovës në Kazakistan e suksesshme

3 min read

Shkruan: Artan Vërbica

KosovaPjesëmarrja e boksierëve tanë në kampionatin botëror në Almtay të Kazakistanit, mund të quhet e sukseshme, për disa arsye. E para, Kosova është hera e parë që u paraqitë në një kompeticion të rëndësishme, ku mendoj ishte e mirë për boksierët tanë të ndjejnë ethet e një gare prestigjioze, dhe e dyta Kosova pati paraqitje të mirë duke dëshmuar kualitet dhe traditë që kemi për boksin.

Boksierët tanë Liridon Zeqiri, Arian Gashi dhe Armend Xhoxhaj treguan më të mirën e tyre duke kaluar të gjithë nga një raund të garës. Xhoxhaj xhiron e parë e kaloi pa luftë, ndërsa e prisja kalimin në rrethit të dytë dhe nga Zeqiri dhe Gashi duke ditur se Zeqiri do të boksoj kundër nigerianit Joseph Oto, dhe Gashi kundër boksierit nga shteti i Oqeanisë Nauru, Joseph Deireragea. Dhe ashtu doli ku Zeqiri dhe Gashi triumfuan me nga 3:0 ndaj kundërshtarëve të parë.

Por, duke shiqur shortin për më tutje, shihja se boksierët tanë nuk e kanë kapacitetin të fitojnë ndonjë medalje duke ditur rrugën e tyre dhe përballjet që do të kanë.

Zeqiri që në xhiron e dytë u takua me pjesëmarrësin e Lojrave Olimpike “Londra 2012” dhe pjesëmarrësin e katër kampionatëve botërore në Mianyang, Kinë – 2005- (fitues i medaljës së bronzt), Chicago, SHBA – 2007 – (fitues i medaljës së argjendt), Milano,  Itali – 2009 – (fitues i medalja e artë) dhe Baku, Azerbejxhan – 2011 – (fitues i medaljës së bronzt), italianin Domenico Valentino, i cili ishte bartësi i parë i këtij kampionati dhe favoriti kryesor për medaljen e artë.Për Valentinon ishte kampionati i pestë botëror, ndërsa për Zeqirin i pari. Dhe nuk prisja ndonjë befasi nga Zeqiri, dhe ashtu doli, Valentino fitoi me lehtësi Por, Zeqiri arriti ti kundërvihet duke mos treguar respekt. Eliminimi i Zeqirit nga numri një në botë nuk është nënqmuese, por respekt për atë që tregoi kundër tij.

Arian Gashi në raundin e dytë të garave pati poashtu një boksier cilësor, pjesëmarrësin në Lojrat Olimpike, “Londra 2012”, kanadezin Custio Clayton. Clayton në këtë kampionat ishte bartësi i shtatë. Nga përvoja e Gashit dhe të Clayton, e dija që kanadezi do të fitoj dhe kjo doli, por sikurse te Zeqiri dhe te Gashi mund të jemi të kënaqur, sepse te dytë treguan rezistencë dhe paraqitje të mirë. Gashi humbi me 3:0.

Befasia ime nga boksierët tanë ishte, i riu Armend Xhoxhaj i cili sapo ka mbushur të 18-tat. Xhoxhaj raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë fitoi ndaj bullgarit Radoslav Panteleev, një boksier shumë cilësor dhe njëherit boksieri më i mirë i edicionit të kaluar të turneut tonë ndërkombëtar“Adem Jashari”.Xhoxhaj fitoi ndaj bullgarit me 3:0. Tani ne kishim një boksier tonin në të tetën e finales, dhe ky ishte sukses i madh, por pretendonim më shumë, por ishte e vështirë sepse Xhoxhaj në të tetën e finales do të takohej me boksierin vendas nga Kazakistani,  Adilbek Niyazymbetov. Niyazymbetov ishte fitues i medaljes së argjendtë “Londra 2012” dhe poashtu fitues i medaljes së argjendtë nga kampionati botëror i shkuar “Baku 2011”. Dhe ishte e vështirë të presim një fitore të radhës e cila do ta afronte atë për medalje, por shpresonim dhe pse ishte shumë e vështirë. Dhe përvoja e bëri të vetën Niyazymbetov fitoi ndaj Xhoxhaj me 3:0.

Nga ky kampionat mund të ndahemi të kënaqur. Ne u paraqitëm denjësisht duke u përfaqësuar denjësisht dhe guxim duke mos u nënshturar dhe duke mos i respektuar as emrat e mëdhenjë të boksit botëror. Ajo që është mbreslënëse është që Kosova morri pjesë dhe kthimi i boksierëve tanë nga Kazakistani është krenari. Këtyre djemëve ju duhet mbështetje dhe program adekuat për suksesë, dhe për një periudhë katër-pesë vjeçare do të mund të fitojmë ndoshta një medalje. Ne treguam që kemi brumë për boks dhe që kemi traditë, ky ishte kapaciteti ynë për momentin.

2 thoughts on “Pjesëmarrja e Kosovës në Kazakistan e suksesshme

  1. te lumt artan i madhe je si kur mu mir me box qe 50 vite ti e tregon relitetin e e bokserave ton fakt esht se talenta kemi mjaft po duhet mej stimulue edhe mej perkra sa mundemi e sido mos shteti i jon mej dhan ma shum rendsi se sporti esht ambasador i nji shteti respekt shum te madhe kie nga hilmi gashi prishtin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.