RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Pesë shqiptar pjesëmarrës në turneun i boksit ndërkombëtar “Ahmet Comert” në Ankara të Turqisë

3 min read

Ankara, Turqi, 7 Prill 2010 – Sot do të filloj turneu ndërkombëtar i boksit amator “Ahmet Comert”. Në këtë turne do të marrin pjesë pesë shqiptar, katër nga Shqipëria (Feliks Kruja, Enea Kovaçi, Alekandër Rama, Kristian Dema) dhe një nga Maqedonia (Fatlum Zhuta). Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar dje pasdite për në Ankara të Turqisë, për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “Ahmet Comert”. Turneu do të zgjasë nga 6 Prill deri me 12 Prill. Turneu mbahet nën patronatin e kryeministrit të Turqisë, Taip Erdogan.

Feliks Kruja (54 kg), Enea Kovaçi (75 kg), Aleksandër Rama (81 kg) dhe Kristian Dema (91 kg) do ta përfaqësojnë Shqipërinë. Selektori Zef Gjoni shpreson në rezultate pozitive, “Ky turne është mjaft domethënës për ne, është privilegj i ynë të marrim pjesë në këtë turne. Turneu ka cilësi të madhe dhe i përket kualitetit të një kampionati evropian apo botërorë, ku tregon fakti se garon për gjashtë ditë me radhë” deklaroi Gjoni për Kosovaboxing.org. Gjoni na tregoi edhe për boksirët tjerë që do të jenë pjesëmarrës në kampionatin evropian:” Do të jenë këta të katërt që do të jenë pjesëmarrës në Turqi, Nelson Hysa dhe ndonjë tjetër. Do të shohim si do të shkojnë gjërat. Do ti kemi edhe dy muaj deri sa të fillon kampionati evropian” theksoi Zef Gjoni.

Reprezentacioni i Maqedonisë në boks poashtu ka udhëtuar në Ankara të Turqisë me dy boksier. Për Maqedoninë do të paraqiten Primislav Dimovski (+91kg ) dhe Fatlum Zhuta (75kg). Ky i fundit para nisjes, për Kosovaboxing.org  tha se është shumë i përgatitur për këtë aktivitet, mirpo potencoi se turneu në Turqi do të jetë shumë kualitativ. “Jam përgatit për këtë garë aq sa kam pasur mundësi në klubin amë. Ndjehem mirë, kështu që do të jap maksimumin në ringun në Turqi. Ky aktivitet pritet të jetë shumë i fuqishëm, pasi në të do të marrin pjesë boksierët që do shkojnë në Kampionatin evropian që zhvillohet muajin e ardhshëm në Moskë. Pra do jetë testi i fundit për ta, ndërkohë që edhe për mua do të jetë një mundësi plus të shoh se ku kam arritur”, pohoi Zhuta.

Ndryshe, ai shton se pas përfundimit të kësaj gare, do të filloj menjëherë përgatitjet intensive për Kampionatin evropian. “Shpresoj se reprezentacioni i Maqedonisë do të na mundësoj përgatitje speciale për evropianin, ndërsa besoj se unë kësaj radhe do të kam përkrahje ma të madhe nga  afaristet shqiptar. Nëse arrihet kjo rezultati mendoj se nuk do të mungoj”, deklaroi Fatlum Zhuta. Ndryshe, aktiviteti i fundit i struganit ka qenë turneu ndërkombëtar për nder të ditës së fillimit të bombardimeve në Kosovë, ku Zhuta mposhti boksierin e reprezentacionit të Bosnjës, Kenan Memedovic. Po në të njëjtin garë ai u shpall si boksieri ma luftarak.

Eshtë mëkat që Kosova nuk është ftuar në këtë turne mjaft domethënës, mirpo mbetemi me shpresë që Kosova të pranohet sa më shpejt në mekanizmat ndërkombëtar AIBA dhe EABA.

Vitin e kaluar në turneun “Ahmet Comert” morrën pjesë gjithësej 25-shtete. Ndër to ishin: Rusia, Ukraina, Gjermania, Irlanda, Bullgaria, Romania, Gjeorgjia, Cekia, Polonia, Hungaria, Moldavia, Uzbekistani, Kazakistani, Azerbejxhani, Turkmenistani, Kina, India, Irani, Israeli, Alegjeria, Pakistani, Kuwaiti, Kanada, Kuba dhe nikoqiri Turqia. Pra të gjitha shtetet që e kanë boksin amator mjaft shumë të zhvilluar, por vitin e kaluar nuk ishte Shqipëria dhe Maqedonia.

Portalin e përgaditën Artan Vërbica dhe Avdyl Salihu.
Kosovaboxing.org do t`ju informojë për çdo rezultat për boksierët tanë.

1 thought on “Pesë shqiptar pjesëmarrës në turneun i boksit ndërkombëtar “Ahmet Comert” në Ankara të Turqisë

  1. Shpresoj qe bokseri shqiptare nga maqedonia ne fund te ndeshjes ta nrit flamurin shqiptare e jo ate meqedone sepse bokseret shqiptare ne maqedoni jane shume te diskriminum nga qeveria slavomaqedone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.