RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Pervizaj, Zani dhe Hadribeaj fitojnë në fundjavë

1 min read

Tre boksierët tanë që u paraqitën në fundjavë, Albon Pervizaj, Edison Zani dhe Ermal Hadribeaj shënuan fitore të vazhdueshme duke ngritur rezultate e tyre. Pervizaj dhe Zani u paraqitën në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa Hadribeaj boksoi në Florida të SHBA-ve.

Hamburg, Gjermani, 7 nëntor
Përvizaj (14-1-0, 11 KO) shënoi fitore kundër turkut Hasan Kurnaz (8-8-0, 8 KO) me nokaut teknik në raund të parë.

Ndërsa, Edison Zani (7-0, 4 KO) nokautoj gjermanin Naqibullah Nazari (2-4-0, 2 KO) në raund të parë. Zani sprovoj vetën për herë të parë në një kategori më të ulët në velter. Gjashtë duelet e para Zani i kishte zhvilluar në super velter.

Florida, SHBA, 7 nëntor
Hadribeaj (5-0-1, 1 KO) shënoi një fitore tjetër të rëndësishme. Ai mposhti amerikanin Dylan Carlson (1-2-1, 1 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Duelin e radhës Hadribeaj do ta ketë me 23 janar 2021 kundër Marcus Bedford (5-10-3, 1 KO).

www.kosovaboxing.org
9 nëntor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.