RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Pervizaj shënon fitoren e tretë në boksin profesionist

2 min read

Rittal Arena, Essen, Gjermani, 17 qershor 2017 – Albon Pervizaj ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist, të tretën në karrierën e tij, në po aq meçe.

Talenti 21-vjeçar u paraqitë këtë fundjavë në Essen të Gjermanisë ku përballë pati serbin, Dusan Krstiç (7-8-0, 2 KO) duke e mposhtur me nakaut teknikë në raund të dytë.

Krstiç një boksier cilësor, nuk ka përvojë të mirë me shqiptarët. Ai edhe në vitin 2016 u mposht nga boksieri ynë i mirënjohur Nuri Seferi, me nakaut në raund të gjashtë.

Pervizaj (3-0, 3 KO) debutoi në boksin profesionist në mars të këtij viti ku në meçin debutes mposhti bjellorusin Artsiom Charniakevich me nakaut teknik në raund të parë. Meçin e dytë profesionist e zhvilloi në muajin prill në Sofje të Bullgarisë ku përballë pati serbin Lazar Stojanoviç duke e mposhtur me nakaut teknikë në raund të dytë. Dhe fitorja e tretë vjen mbrenda katër muajve ku edhe kësaj radhe viktimë ishte një tjetër boksier serb, Dusan Krstiç.

Kosova Boxing vazhdimisht ka përcjellur boksier shqiptarë me nënshtetësi gjermane, që nga boksi olimpik kur ai përfaqësoi shumë herë denjësisht Gjermaninë në shumë kompeticione botërore ku ishte afër edhe medaljes olimpike evropiane në Baku të Azerbejxhanit, por që fati për pak i mungoi duke u eliminuar në çerekfinale. Ai është ndër boksierët më me shpresë shqiptarë në të cilin pritet mjaft shumë.

www.kosovaboxing.org
18 qershor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.