RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Pervizaj shënon fitoren e gjashtë në boksin profesionist

1 min read

Hanns-Martin-Schleyer Halle, Stuttgart, Gjermani, 7 tetor 2017 – Albon Pervizaj ka zhvilluar meçin e radhës sonte në Stuttgart në parameç të ngjarjës së madhe, ndërmjet Avni Yildirim dhe Chris Eubank Junior.

Pervizaj (6-0, 5 KO) përballë pati boksierin serb, Predrag Jevtic (1-3-0, 0 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Kjo është fitorja e parë për Pervizajn me pikë dhe konsiderojmë fitore e vlefshme kundër një boksieri të fortë, jo mirë të ranguar, por boksieri të vlerësuar. Pesë fitoret e para nuk kanë qenë edhe të vështira për te, të gjitha me ndërprerje, por ekipi i tij “Saurland Event” dëshiron që me hapa të sigurt të dërgon atë drejt majës së boksit botëror.

Pervizaj është kandidati kryesor nga agjencioni Kosova Boxing për t`u zgjedhur debutuesi më i mirë shqiptarë me 2017 në boksin profesionist. Tani kjo tek ne është bërë traditë ku krahas boksierit më të mirë të vitit, vend në përzgjedhje gjenë edhe debutuesi më i mirë i boksit profesionist.

www.kosovaboxing.org 
7 tetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.