RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

Pervizaj, Gavazi dhe Sopa triumfojnë në Heilbron

2 min read

Heilbron, Baden-Wuttemberg, 20 nëntor 2021 – Tre boksierët tanë perspektiv, Albon Pervizaj, Benjamin Gavazi dhe Kastriot Sopa kanë triumfuar në Heilbron të Gjermanisë.

Pervizaj (17-1-0, 13 KO) përball pati ish-kampionin e dyfisht të Çekisë, Pavel Sour (13-6-0, 8 KO) të cilin e mposhti me nokaut në raund të dytë. Kjo fitore është ndër më të mëdhat në karrierë për boksierin tonë i cili po marshon drejt ngritjes, i cili me këtë fitore renditet i 52-ti në botë në kategorinë e rënd.

Talenti tjetër shqiptarë, Benjamin Gavazi (14-1-0, 9 KO) u përball me sërbin nga Bosnja dhe Hercegovina, Slavisa Simeunovic (38-53-0, 32 KO). Grushtat e fortë të Gavazit nuk arriti ti përballoj Simeunovic i cili u ndal në raund të dytë me nokaut teknik. Gavazi ishte parashikuar të boksoj me ukrainasin Viktor Polyakov, por ky i fundit anuloj përballjen një ditë para përballjes. Gavazi është kampion aktual i Gjermanisë në kategorinë gjysëm të rënd. Ai konsiderohet shpresë e madhe e boksit gjerman dhe shqiptarë.

Kastriot Sopa (4-0, 2 KO) ka mposhtur mongolin, Bazargur Jurgder (2-3-1, 1 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Sopa e dominoi meçin dhe me mjeshtri kreu detyrën duke shënuar edhe një fitore në karrierën e tij të profesionistit. Ai ka shënuar katër fitore të vlefshme këtë vit. Sopa dikur reprezentues i rregullt i Gjermanisë, ka shumë potencial për të ardhmen.

Një e papritur ka ndodhë në mbramjen e djeshme. Talenti nga Tirana, Edison Zani (9-1-0, 6 KO) ka pësuar me nokaut nga ukrainasi Andrii Tsiura (5-1-0, 4 KO). Zani nga një pakujdesi në raundin e dytë u mpoasht nga ukrainasi i cili bëri befasin e mbrëmjes.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.