Struer, Danimarkë, 19 janar 2019 – Albon Pervizaj ka rreshtuar fitoren e dymbëdhjetë në boksin profesionist në po aq meçe. Ai mposhti boksierin nga Çekia, Alian Banongo (3-1-0, 2 KO) me nokaut teknik në raund të parë duke i shkaktuar humbjen e parë në karierë boksierit çek.

Pervizaj (12-0, 9 KO) në dy vitet e fundit ka shënuar fitore të rëndësishme duke shënuar progres të mirë. Ai me 2017 shënoi 6 fitore, ndërsa vitin e kaluar me 2018, gjithsejt 5 fitore. Tani vjen kjo fitore në fillim të vitit 2019 duke u ngritur akoma në ranglista botërore, i cili tani renditet i 55-ti në boxrec.com.

Kosova Boxing vlerëson fitoren paraprake kundër Dominik Musil (3-1-0, 2 KO) më të madhen nga boksieri ynë deri më tani. Kariera e tij ka ngrijte të konsiderueshme, por nuk duhet të nxitoj pasi Pervizaj është vetëm 23-vjeçar dhe duelet e mëdha për te do të duhen të evitohen.

www.kosovaboxing.org
20 janar 2019