RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Përqahen Jetmir Kuqi dhe Zef Gjoni

2 min read

Në Shkodër duket se kanë nisur problemet e para në sportin e boksit. Kompaktësia dhe ai solidariteti i mëparshëm ka zëra që bëjnë të ditur se nuk janë më si më parë. E pikërisht “çarja” e parë në boksin shkodran vjen mes dy prej emrave më të njohur. Bëhet fjalë për trajnerin e Vllaznisë Zef Gjoni dhe boksierin e këtij ekipi Jetmir Kuqi. Ditën e Hënë Kuqi ka patur një përballje në qytetin e Budvas në Malin e Zi, por që nuk ka arritur të zhvillohet. Duket se një hatërmbetje apo konflikt i çastit ka sjellë divorcin e përkohshëm të dyshes deri tani shumë të suksesshme Gjoni – Kuqi. Në fakt të gjithë duan të dinë arsyen e kësaj ngjarje të fundit në Shkodër, por askush nuk merr guximin të sqarojë me detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ndoshta është një ndarje e momentit, ndoshta gjithçka ka marrë fund këtu. Kjo mbetet për tu vërtetuar. E rëndësishme është që tashmë Jetmir Kuqi nuk stërvitet më nga Zef Gjoni. “Bacuku” nofka me të cilën e njohin tifozët në Shkodër dhe mbarë vendin Kuqin pas fitoreve të përvitshmë dhe absolute në boksin amator në kampionatin e Shqipërisë por edhe rezultateve pozitive jashtë Shqipërisë, nisi karrierën e tij në boksin profesionist, pikërisht nën mbështetjen dhe përgatitjen e Zef Gjonit. Kuqi e nis mjaft mirë teksa në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani ka arritur katër fitore. Me këto rezultate boksieri shkodran rrit reputacionin në Shqipëri por edhe ngrit ndjeshëm pozicionin e tij në Federatën Ndërkombëtarë të Boksit Profesionist në kategorinë ku ai bën pjesë. Atëherë kur pritej ndeshja e pestë dhe pse jo fitorja e radhës e Kuqit krejt papritur vjen ky lajm që për askënd në Shkodër nuk është i këndshëm. Përkundrazi tifozët dhe dashamirësit e boksit në Shkodër kanë ndjerë keqardhje për këtë fakt. Aktualisht Kuqi po kalon pushimet e tij verore në plazhin e Velipojës e ndërsa trajneri Gjoni dalë nga dalë stërvit pjesën tjetër të ekipit, për të qënë të gatshëm në aktivitetet e shumta pas sezonit veror. Shpresojmë që në një hark kohor të shkurtër, situata të qartësohet dhe palët të gjejnë mirëkuptimin duke kontribuar kështu në arritjen e të tjera rezultateve pozitive të binomit Gjoni – Kuqi, që për momentin është jo funksional.

Senad Nikshiqi
27 Korrik 2010

2 thoughts on “Përqahen Jetmir Kuqi dhe Zef Gjoni

  1. AHH zef gjoni nje nder tranjerat qe u ka hecur te drejten shum talenteve qe ta japin veten qe jane te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.