RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Përmbyllen dy meçet e para interesante në Manchester. Triumfojnë Bivol dhe Eubank Jr

1 min read

Manchester Arena, Manchester, Angli, 1 maj 2021 – Kampioni i botës (WBA Super) në kategorinë gjysëm të rënd, Dmitry Bivol (18-0, 11 KO) ka mposhtur britanikun Craig Richards (16-2-1, 9 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve. Bivol ishte më i mirë ku tre gjyqëtarët i dhanë fitoren kyrgiztanasit, 115-114, 115-113 dhe njëri shumë ndryshe nga dy gjyqëtarët tjerë, 118-110. Ashtu siç e kishim parashikuar dhe doli, ku kampioni britanik e sfidoi mjaft shumë Bivolin, por që për të mposhtur kampionin e botës duhet bërë më shumë. Kështu që Bivol suksesshëm mbron titullin Super-WBA. 

Duelin e dy britanikëve, ndërmjet Chris Eubank Jr dhe Marcus Morisson e fitoi Eubank Jr me vendim unanim pas 10 raundeve. Chris Eubank Jr (30-2-0, 22 KO) e dominoi ndaj dhe Marcus Morrison (23-4-0, 16 KO), ku ishte më i mirë për një nuancë, gjë që edhe tre gjyqëtarët e vlerësuan me rezultat të njejtë, 98-92. 

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.