RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Përfaqësuesja e Kosovës pjesmarrëse në turneun “WKA International German Championships”

1 min read

nga Artan Vërbica
Prishtinë, 25 Qershor –
Kombëtarja e Kosovës në kick-box do të udhëtojnë sot në Gjermani për turneun ndërkombëtar “WKA International German Championships”. Turneu do të mbahet në qytetzen Simmern afër Stutgardit të Gjermanisë. Turneu do të filloj me 26 Qershor ndërsa nga kick-boxierët tanë që do të udhëtojnë janë: llir Canolli, Ilir Menxhiqi, Bedri Rrustemi,  Myrvete Uka ( KKB. Kosova Vushtrri), Arian Havolli (KKB. Kroni – Podujevë), Ridvan Vllasaliu (KKB. Leo De Snoo – Prishtinë), Shefqet Mjekiqi (KKB. Katana – Kastriot) dhe Dalan Nura (KKB. Gjakova). Ndërsa me përfaqësuesen tonë do të udhëtojnë edhe kryetari Fatmir Makolli, gjyqëtari ndërkombëtar Ylber Syla dhe përzgjedhësi Lutfi Menxhiqi.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në këtë turne. Shpresojmë që Kosova të fiton sa më shumë medalje dhe të përfaqësohet denjësisht në Gjermani. Të gjithë pjesëmarrësit tanë janë me kualitete të mëdha duke filluar nga kampioni botëror në versionin WKA – Ilir Canolli, pastaj Ilir Menxhiqi nënkampion botëror në peshën deri -65 kg, Ridvan Vllasaliu kampion i Kosovës deri -75 kg, Myrvete Uka poashtu ka një ekperiencë të madhe edhe në boksin amator por edhe në Kick-box, por edhe të tjerët janë pretendent të shquar që do të kërkojnë suksese.

Kosovaboxing.org do t`ju informojë për rezultatet e arritura në Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.