RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Përfaqësuesja e Kosovës në kick-box pjesmarrëse në një turne në Qipro

1 min read

Prishtinë, 22 Shtator 2010 – Përfaqësuesja e Kosovës në kick-box do të marrpjesë në një turne në Qipro e cila organizohet nga Federata e Kick-boxit të këtij vendi nga data 24 deri 26 Shtator. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kick-boxierët më të mirë të Kosovës si, Ilir Menxhiqi, Bedri Rrustemi, Elvis Gashi, Bujar Menxhiqi, Shefqet Mjekiqi, Yll Maliqi dhe Ilir Canolli. Me përfaqësuesen tonë do të udhëtojnë selektori Lutfi Menxhiqi së bashku me kryetarin Fatmir Makollin dhe gjyqëtarin Ylber Syla. “Kjo garë është e organizuar nga Federata e Kick-boxit të Qipros, që është e nivelit botëror. Të gjitha parapërgaditjet i kemi bërë njëherit dhe kjo garë do të na shërbejë mjaft shumë para kampionatit botëror që do të mbahet në muajin e ardhshëm. Diciplinat e kësaj gare do të jenë në “Light-Contact” dhe “Semi-Contact” që realisht janë diciplina që neve kemi pak ngecje, përveç Ilir Menxhiqit i cili ka përvojë në këto diciplina” deklaroi selektori Lutfi Menxhiqi për Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
22 Shtator 2010

1 thought on “Përfaqësuesja e Kosovës në kick-box pjesmarrëse në një turne në Qipro

  1. Yll Maliqi legjenda i gjalle qe i ka pru Kosoves aq shume medalje te arta, ka fitu urime kampijon se 1 legjendar e ka Kosova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.