RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Përfaqësuesja e Kosovës e vetmja në Poloni nga Ballkani

1 min read

Shtëpia e Sporteve, Prishtinë, 11 Maj 2011 – Sot në ambientët e Federatës së boksit të Kosovës është mbajtur një konferencë për gazetar në lidhje me pjesëmarrjen e përfaqësueses sonë në Poloni në këtë fundjavë. Turneu do të mbahet në qytetin Javozno që organizohet për herë të gjashtë për nder të presidentit të ndjer të Federatës së boksit të Polonisë, Roberto Koptika. Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë përfaqësuesja e vetme nga Ballkani që do të marr pjesë. Ky turne garues do të jetë për junior, ndërsa përzgjedhësi Xhevdet Peci bëri të ditur boksierët e përzgjedhur, të cilët janë : Lirim Bajrami 54 kg, Besart Xhafa 64 kg, Armend Xhoxhaj 81 kg dhe Fisnik Muharremi 91 kg. “Jam shumë optimist sa i përket rezultateve. Do të kthehemi me medalje” theksoi Peci. Në konferencë ishte i pranishëm edhe sekretari teknik Latif Demolli, i cili deklaroi :”Federata ka bërë të gjitha përgaditjet që prezantimi të jetë sa më i mirë”. Vitin e kaluar në këtë turne kishin marr pjesë gjashtë shtete kurse këtë vit do të jenë 11-të” tha Demolli. Kosova është hera e katërt që merr pjesë në këtë turne. Më parë suksese kanë arritur Rasim Shabani, Jeton Plakaj, Liridon Zeqiri. Këtë turne e ka mundësuar si gjithnjë Abaz Syla.

Artan Vërbica
11 Maj 2011

3 thoughts on “Përfaqësuesja e Kosovës e vetmja në Poloni nga Ballkani

  1. ishalla gjith bokser kan fat dhe dot na bin mdalje te arta kur te kethehen. Armend Xhoxhaj nuk dot me zhgenjen se e kam shume per zemer pisin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.