RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Përfaqësim i denjë i boksierve shqiptar në Gongun e Artë

2 min read

Foto : Kosovaboxing.org

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar rezultate pozitive në turneun ndërkombëtar  “Gongu i Artë 2010” në Shkup duke rezistuar në disa duele të forta me shumë kundërshtar të fortë, dhe atë me kubanezë dhe rusë. Boksierët tanë treguan vlera duke treguar se kanë rritur nivelin dhe janë në gjendje që në vitet në vazhdim ndonjëri nga ata të fiton ndonjë medalje evropiane apo botërore. Ky ishte turneu i 40-të me radhë dhe qysh nga koha e ish-Jugosllavisë ka qenë njëri ndër turnet më të mëdhenjë në Evropë. Në vitet e fundit e pat humbur shkëlqimin, ku nuk kishte financim, por kishte mbijetuar, por prapë rikthehet me nivel ndërkombëtar ku morrën pjesë 12-shtete e ato ishin: Shqipëria, Rusia, Kuba, Kroacia, Bosna e Hercegovina, Cekia, Polonia, Sllovenia, Serbia, Bugaria, Mali i Zi dhe vendasi Maqedonia. Edhe kësaj radhe Kosova mbeti jashtë kësaj ngjarje edhe pse disa klube shqiptare në Maqedoni në fillim ishim munduar të bënin trysni në federatën maqedone, por ja që Kosova nuk mori pjesë.

Boksierët tanë që morrën pjesë ishin: Feliks Kruja 57 kg, Elton Cenaj 60 kg, Xhulio Vrenozi 64 kg, Asmer Bilalli 69 kg, Alban Bërmeta 75 kg dhe Kristian Demaj 91 kg. Vetëm një shqiptar ishte nga Maqedonia, Fatlum Zhuta në 75 kg.

Ndër boksirët më të dalluar shqiptar doli Xhulio Vrenozi i cili fitoi të artën duke mundur rusin, Stojko Higajev me rezultat 1 me 0. Vrenozi edhe pse 18-vjeçar tregoi pjekuri ndaj rusit me përvoj. Edhe në gjysmëfinale kishte mposhtur një boksier nga bullgaria bindshëm. Talenti i tij është në ngritje dhe pritet të arrin suksese në të ardhmen. Kristian Demaj tregoi luftë të fortë në gjysmëfinale ndaj malazesit Marko Radonjic të cilën e humbi me 1-0. Demaj kishte raste kur i dha disa goditje të pastërta e që nuk i numëruan gjyqëtarët. Sipas analizës sonë Demaj duhej të ishte fitues dhe atë së paku me dy apo tre pikë në dallim. Të gjithë të tjerët humbën me nga një pikë dallim duke u ndeshur të gjithë me rusë dhe kubanez duke treguar performancë të fortë. Besojmë që kjo përbërje në turneun Adem Jashari që do të zhvillohet me 28 Nëntor në Prishtinë do të shkëlqej duke synuar në të gjitha konkurrencat.

Artan Vërbica
15 Nëntor 2010

2 thoughts on “Përfaqësim i denjë i boksierve shqiptar në Gongun e Artë

  1. me vjen mire per sukseset e ekipit shqiptar,dhe une mendoj se dita e dites vetem po ecin perpara me kualitet,e dhasht zoti qe te vazhdojn ne kete menyre qe te na gezojn me rezultate te mira ku do qe marrin pjese.

    e se fundi nje falenderim redaksis suaj qe na njofton me rezultate te boksiereve tane ne pergjithesi e po ashtu dhe per boksin.

  2. Suksese dhe bravo pasi eshte nje eveniment shum i madhe me permasa… Dhe vine boksierat me te zgjedhur dhe une besoje qe shqiperia vitet e tjera do te jet dhe me mire … BRAVO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.