RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Parker mposhtë Chisorën me shumë mund

2 min read

Është përmbyllur drama e shumëpritur ndërmjet Derrek Chisora dhe Joseph Parker e cila ka përfunduar me fitore të ngushtë të zelandasit.

Chisora tregoi fytyrën e tij që në raundin e parë kur e hedhi Parkerin në “knock-down”. Parker u ngrit dhe e mori vetën duke u mbrojtur vazhdimisht. Ai i shpëtoi sulmeve të një pas njëshme të britanikut në raund të parë. Raundet në vazhdim dy-tre-katër ishin përafërsisht të njejta ku Chisora dëshironte që sa më parë të përmbyllte përballjen por që Parker arriti me siguri të madhe të menaxhonte sulmet e rivalit dhe si duket strategjia e tij ishte që dueli të shkonte sa më gjatë që ai në fund të dalte fitues. Kjo edhe u realizua nga zelandasi i cili në vazhdim nga raundi i pestë e deri në fund tregoi pak më shumë se Chisora.

Në fund tre gjyqëtarët e vlerësuan me rezultat dy me një për Parkerin. Gjyqëtari Howard Foster e vlerësoi me 115-113 për Chisorën, ndërsa Andrew Bell 115-113 dhe Gregorv Molenda 116-111, për Parkerin.

Me këtë fitore Parker fitoi brezin WBO Inter Continental duke realizuar fitorën e 29-të (21 KO) karshi dy humbjeve në 31 meçe të boksit profesionist. Ndërsa për Chisorën kjo ishte humbja e 11-të në karrierë karshi 32 fitoreve (23 KO). Përkundër 11 disfatave Chisora gëzon respekt të madh sportiv nga e gjithë bota e boksit botëror. Ai pas meçit deklaroi se nuk e ka ndërmend të pensionohet edhe pse është 36 vjeçar dhe ka zhvilluar në 12 vitet e fundit shumë beteja me boksierët më kulminant të botës. Të dy boksierët pas meçit nuk ishin të kënaqur me përformancën e tyre dhe rezultatin, prandaj theksuan se do ta zhvillojnë revanshin.

Aurora Verbica 

1 maj, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.