RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Paraqitje e dobët e boksiervë shqiptar në turneun ndërkombëtar “Ahmet Comert”

3 min read

Ankarë, Turqi – Turneu i boksit amator “Ahmet Comert” mbledhi gjithsej 25 shtete më të zhvilluara të boksit botërorë, ku morrën pjesë 328 boksier gjithësejë, 188 boksier në konkurrencën e meshkujve dhe 140 boksier në kunkurrencën e femrave. Turneu u mbajt nga 6 Prill deri me 12 Prill. Më së shumiti medalje fitoi nikoqiri, Turqia e cila fitoi tetë medalje të artë, Hungari fitoi katër të artë, Rusia, Anglia, Kazakistani fituan nga dy të artë, ndërsa Kanada, Irlanda dhe Kina fituan nga një të artë. Befasia më e madhe dhe dueli më interesant i këtij turneu ishte mes hungarezit Miklos Varga dhe kampionit të dyfishtë olimpik, rusit Aleksey Tischenko. Fitues doli hungarezi i ri 22-vjeçar. Varga u zgjodh boksier i turneut.

Pjesëmarrës në këtë turne ishte edhe Shqipëria e cila mori pjesë për herë të pare në këtë turne. Siç e kishim paralajmëruar javën e kaluar se Shqipëria do të marr pjesë me katër boksier, kombëtarja jonë zhvilloj garat vetem me dy boksier, arsyet ishin se Feliks Kruja dhe Enea Kovaçi ishin të lënduar dhe nuk arritën ti kurrojnë lëndimet, ndërsa Aleksandër Rama dhe Kristian Dema ishin të vetmit që përfaqësuan Shqipërinë. Edhe një boksier shqiptar mori pjesë, ai ishte Fatlum Zhuta me përfaqësuesen e Maqedonisë.

Kombëtarja jonë qysh në fillim patën fat dhe nuk u deshen të zhvillojnë duelet e para preliminare, mirpo kjo nuk ju ndihmoi që ata të pushojnë dhe të kenë rast për të depërtuar më teper. Aleksander Rama (81 kg) humbi qysh në luftën e pare nga hungarezi, Szello Imre. Rama u gjet katër herë në “Knock-Down” dhe humbi me ndërprerje në raund të tretë kur ishte rezultati 9:0 për Imre. Rama zhgënjeu me humbje dhe me performancë të dobët.

Kristian Dema (91 kg) kaloi pengesën e parë. Ai mposhti boksierin nga Skotlanda, Stephen Simmons me 5:3. Në duelin e dytë Dema u takua me boksierin nga Irani, Ali Mazaheri. Dema humbi 3:0 nga iraniani, mirpo tregoi formë të mirë në këtë turne.

Fatlum Zhuta poashtu pati ditën e dobët. Ai u mposht nga boksieri i fuqishëm nga Kazakistani, Anton Pinchuk. Zhuta nuk e filloi mirë duelin, ai humbi raundin e parë me 2:0, më pastaj në raundin e dytë e balancoi mirë duelin, por nga një pakujdesi, e mori një goditje të fortë në fund të raundit dhe referi e ndërpreu duelin. ”Ishte me të vërtet shumë i mirë. E kam parë dhe ndëgjuar për të, por skam menduar që është aq i mirë” deklaroi Zhuta për Kosovaboxing.org. “ Ai ishte i shpejtë. Nuk kam mundur asnjë herë ta godas. Ai ishte 90% më i përgaditur. Duhet që të mësoj nga kjo përvojë dhe pasi të kthehem në Strugë të shiqoj një mundësi dhe të shkoj në përgaditje dikun sepse në vendin tonë nuk ka kushte optimale për tërvitje. Do shiqoj të shkoj në Rusi apo ndonjë vend tjetër deri  sa të fillon kampionati evropian në Qershor” theksoi Zhuta.

Kjo ishte një përvojë e mirë për boksierët tanë. Ishte i mirëseardhur ky turne që kishte një përmbledhje nga boksierët më të mirë botërorë. Gjithësejë 328 boksier tregojnë vleren e vërtet të këtij turneu. Ky turne kishte kualitetin sikurse një kampionat evropian apo botërorë. Duhet që boksierët tanë të punojnë më shumë nëse dëshirojnë të marrin ndonjë medalje. Nga ajo që treguan, larg janë shkëlqimit në Moskë.

Artan Vërbica
12 Prill 2010

1 thought on “Paraqitje e dobët e boksiervë shqiptar në turneun ndërkombëtar “Ahmet Comert”

  1. me vjen mire nga agjensioni i juaj qe me te vertet po e percjelleni boksin e vetem vazhdoni,mire qe kan marr pjese boksieret nga Shqiperia e po ashtu edhe nga Maqedonia,por kisha bere pyetje pse nuk kan marr pjese edhe boksieret Kosovar,e me se shumti ndoshta me pelqej mendimi dhe pergjigjja e Zhutes i cili eshte shume real se nuk ka pregaditje te duhura e do te thot se ai me te vertet e don punen dhe e kupton se pa pune nuk ka rezultate,Zhutes i uroj suksese e besoj se po qe se ka vendos qe te punoj si eshte deklaru besoj se nuk do ti mungojn rezultatet.

    pershendetje sportive e suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.