Agim Latifi - 2 Prishtinë, 2 Mars 2013 – Gjenerata e artë e Klubit të boksit Prishtina numëron shumë yje që njiheshin jo vetëm në Kosovë, ish-Jugosllavi, por edhe më gjerë në Evropë dhe Botë. Njëri ndër ta që shkroi histori ishte edhe Agim Latifi i cili dha kontribut të pashoq në atë kohë duke rritur boksin tonë. Agim Latifi filloi të stërvisë boksin kur ishte vetëm 16-vjeçar. Filloi rastësisht te klubi i boksit Partizani tashmë Drita e Gjilanit, duke shkuar vetëm për argëtim por më pas u dashurua në sportin fisnikë duke u bërë boksier i madh. Talenti i tij u ra në sy shumë trajnerëve në Kosovë dhe ai filloi të gjurmohet nga KB. Prishtina dhe trajneri ynë legjendar Lah Nimani të cilin e tranferuan te klubi ynë me namë. Nuk i kishte mbushur as të 17-tat kur fitoi titullin e kampionit të ish-Jugosllavisë në kategorinë deri 57 kg.
Latifi u bë shumë shpejt pjesë e rëndësishme e klubit të boksit Prishtina ku selektohet në reprezentacionin e të rinjëve të ish-Jugosllavisë. Ai u grumbullua për kampionatin ballkanik të mbajtur në 1980 në Izmir të Turqisë, ku nga atje u kthye me medaljen e argjendtë. Para se të kalonte në konkurrencën e seniorëve, Latifi dërgohet në shërbimin ushtarak. Me të kryer ushtrinë Latifi huazohet te klubi i mirënjohur në ish-Jugosllavi, “Sllavija” nga Banja Lluka për 6 muaj për ty kthyer më pastaj te klubi i boksit Prishtina duke zavendësuar Mehmet Bogujevcin. Latifi qëndroi te Prishtina deri sa u penzionua.  Latifi dha një kontribut të madh tek Prishtina dhe ishte pjesë e rëndësishme e klubit ku fitoi shumë tituj edhe në konkurrencën individuale dhe konkurrencën ekipore. Ai me Prishtinën fitoi titullin e pestë me 1985. Në vitin 1986 në Lojrat Mesdhetare në Lataki të Sirisë fitoi medaljen e artë dhe me 1987 në Kampionatin Ballkanikë në Prishtinë fitoi medaljen e artë. Fitoi dy herë turneun ndërkombëtar në Stokholm të Suedisë me 1982 dhe 1983. Latifi ishte reprezentues i ish-Jugosllavisë nga viti 1980 deri 1987.

Sukseset:

1980 – Kampion i ish-Jugosllavisë (për të rinjë)
1980 – Nënkampion në Kampionatin Ballkanikë në Izmir të Turqisë (medalja e argjendtë)
1982 – Fitues në turneun në Stokholm, Suedi (medalja e artë)
1983 – Fitues në turneun në Stokholm, Suedi (medalja e artë)
1985 – Kampion me Prishtinën (konkurrenca ekipore)
1986 – Nënkampion i ish-Jugosllavisë (medalja e argjendtë)
1987 – Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë (medalja e artë)
1987 – Kampion i Lojrave Mesdhetare në Lataki, Siri (medalja e artë)

Agim Latifi shumë shpejt do të gjendet te rubrika e boksierëve tanë “Legjendat” dhe do të përkujtohet gjithmonë për sukseset e arrituara.

 
Ky material dhe informacion nga Kosova Boxing  nuk mund të kopjohet, të shtypet ose të përdoret në çfardo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të agjensionit “Kosova Boxing”.