RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Paraqesim karrierën e legjendës Roy Jones Junior

5 min read

Lajmi më i mire për adhuruesit e boksit botërorë, erdhi këtë javë ku do të ndodh dueli i shumë folur për këto vite mes Roy Jones Junior dhe Bernard Hopkins. Dy kampionët e mëdhenjë do të ndeshen me 3 Prill në Las Vegas. KosovaBoxing.org ju sjell lexuesve disa detaje më të hollësishme për boksierët kulminantë botërorë. Sikur që kishim premtuar se do t`ju sjellim diç më shumë, ashtu edhe tani po ju japim disa nga detajet e karrierës së tyre.  Paraqesim kampionin e katër kategorive botërore Roy Jones Junior.

Roy Jones Jr ka filluar karrieren e boksit amator me 1984 në peshën deri në 54 kg duke fituar titullin e kampionit të Amerikës për junior. Në vitin 1986 fiton turenun më të madh në botë “National Golden Gloves”  në kategorinë deri 63 kg. Kulmi i karrieres së tij amatore arrit me 1988 në Seul të Koresë ku fiton medaljen e argjent në Lojrat Olimpike. Vlen të përmendim se Roy Jones Jr në amatorizëm ka boksuar me boksierin tonë legjendar, Fatmir Makollin në vitin 1987. Atëhere Evropa boksoi me Amerikën dhe Makolli pati fat të takohet me Roy Jones (Për më shumë rreth këtij dueli, lexoni tek Legjendat).

Roy Jones është boksieri më i mirë pas Muhammed Ali`s, këtë e vlerësojnë shumë expertë të boksit. Karrierën në boksin profesionist e nisi me 1989. Pas 22-ndeshjeve luftoi për herë të parë për titull botërorë, pikërisht kundër Bernard Hopkins – UD 12. Më pastaj e mbrojti titullin kundër Tomas Tate – TKO 2 dhe James Toney – UD 12. Vlen të përmendet se James Toney konsiderohet si njëri ndër boksierët më të mire, të gjitha kohrave, por ajo që ishte forca apo arma e tij, ishte nofulla e tij e fortë. Vetëm Roy Jones Jr, e hedhi në tokë gjatë karrierës së tij shumë vjeçare. Pas dy mbrojtjeve të sukseshme në kategorinë e mesme, ai sfidon titullin në kategorinë super të mesme duke fituar kundër  Vinny Pazienza me TKO 6. Titullin e kampionit të versionit IBF në kategorinë super të mesme e mbron tre here kundër Tony Thorton – TKO 3, Eric Lucas – RTD 11, Brayant Brannon – TKO 2. Pas kësaj periudhe Roy Jones bëhej i pathyeshëm dhe sfidon edhe titullin botërorë në kategorinë gjysmë të rënd, në versionin e WBC-së, kundër Montell Griffin. Jones dominoi luftën duke i dhënë një “knock-down” në raund të 7-të, por në raundin e 9-të diskualifikohet. Më pastaj u organizua revanshi me Montell Griffin ku  Roy Jones i revanshohet duke e plandos me “Knock-out” në raund të parë.  Jones pas revanshit me Griffin luftoi për unifikim të titujve WBC- WBA me Lou Del Valle ku fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve.  Mbrojti dy titujt me  Otis Grant ku fitoi me TKO 10 dhe Richard Fraizer me TKO 2. Pastaj sfidoi edhe për brezin e tretë kundër Reggie Johnson ku fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve.  Pas kësaj Jones u bë pronar i të tre brezave, WBC, WBA dhe IBF. Mbizotrimi i Roy Jones shkoi edhe më tej ku vazhdimisht e rrite rekordin e fitoreve ndaj David Telasco – UD 12, Richard Hall – TKO 11, Eric Harding – RTD 10, Derrick Harmon – RTD 10, Julio Cesar Gozales – UD 12, Glen Kelly – KO 7, Clinton Woods – TKO 7. Pas gjithë këtyre sukseseve Roy Jones i  mbeti ta sfidon edhe titullin e kampionit në kategorinë e rënd. Shumë njerez ishin në dyshim rreth tij, se çfare do të sjell boksieri amerikan reth kësaj sfide. Ai në vitin 2003 takohet me kampioni botërorë John Ruiz, ku me mjeshtri e fiton dhe bëhet kampion botërorë edhe në kategorinë e rënd në versionin WBA. Në atë kohë kampion tjetër në kategorinë e rënd ishte legjenda, Lennox Lewis. Shumë njerëz filluan të flasin se a do të ketë force dhe guxim të kundërvihet kampionit anglez. Lewis mbante tre brezat tjerë dhe nuk erdhi deri te meçi. Lewis kishte deklaruar në atë kohë se e rrspekton shumë Roy Jones-in dhe e din se ai është i menqur dhe nuk do të kërkoj luftë me mua pasi që predspozitat tona nuk përshtaten, kishte thënë Lewis. Më pastaj ai vendosi dhe u kthye në kategorinë gjysmë të rënd duke luftuar me Antonio Tarver. Ndoshta ky ishte gabimi i Roy Jones sepse pas kësaj ai filloi të bie. Nëse Roy Jones do të tërhiqej në këtë moment, do të mund të shpallej mbret i boksit, këtë e kanë thënë shumë expert të boksit botërorë. Ai boksoi me Tarver ku fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve, mirpo u kritikua mjaft nga kritikët e boksit për shkak se Jones nuk ishte fitues dhe do të duhej që Tarver të ishte ngadhnjimtar. U zhvilluar revanshi me Tarver  ku humbi me Knock-Out Teknik në raund të dytë. E gjithë e bota u shokua sepse për 15-vjet në ring ai nuk kishte pësuar kurrë knock-down. Tani ishin 1 me 1 mirpo Jones kishte pësuar me Knock-Out. Jones i kërkoi revansh dhe luftën e tretë por Tarver e nënçmoi dhe i tha që nuk e merriton revanshin. Tarver iu drejtua me këto fjalë :”Bokso me dikon tjetër niher dhe dëshmo veten e pastaj boksojmë”. Kjo ishte fyese për kampionin e madh, Roy Jones. Ai më pastaj boksoi me kampionin e madh Glen Johnson për brezin IBF ku përsëri dështoi duke humbur me Knock-Out klasik në raund të 9-të. Roy Jones vendosi dhe u tërhjek nga boksi, gjë që bëri shumë mire sipas kënd vështrimit tim, mirpo 1-vit më vonë Tarver e thiri edhe për një duel. Ai iu drejtua :”Të boksojmë edhe një herë e të shofim kush është më i mire” i tha Tarver në ofertë duke iu drejtuar të gjitha mediave botërore. Roy Jones i irrituar pranon ofertën dhe bokson parpë me Tarver ku humb me vendim unanim pas 12-raundeve.

Pas kësaj humbje ai i pensionua për tu rikthyer prapë pas një viti e gjysmë duke shënuar tre fitore kundër, Prince Badi Ajamy – UD 12, Anthony Hanshaw – UD 12, Felix Trinidad – UD 12. Pas këtyre tri fitoreve shënon edhe një humbje kundë Joe Calzaghe – UD 12. Nuk dorëzohet dhe vazhdon prapë duke shënuar fitore kundër Omar Sheika –  TKO 5 dhe Jeff Lacy – RTD 10. Në fund të vitit të kaluar takohet me Danny Green në Australi ku humb me TKO 1.

Lutja çdo adhuruesi të boksit është që Roy Jones të tërhiqet nga boksi sepse është e dhimshme të shohish Jones-in duke humbur.

Artan Vërbica
12 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.