RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Paralajmërime: Viti 2011 nis me disa duele interesante

4 min read

Kanë kaluar disa ditë të vitit të ri dhe disa boksier tanë kanë paralajmëruar sfidat e para të këtij viti. Një vit i sukseshëm mund të quhet viti 2010, ku e lamë pas, që sollën disa tituj. Se çka do të shofim me 2011 do të jemi protagonistë të vërtet, dhe gjasat janë reale që këtë vit të shofim ndonjë shqiptar të sfidoj sërish titullin e kampionit botëror. Atë e presim nga Luan Krasniqi që do të përballet me 26 Shkurt kundër Jonathan Banks, ku kjo luftë do t`i shërbej si duel eliminator, e pastaj përballja me njërin nga vëllezërit Klitschko, por mund të ndodh që edhe Nuri Seferi dhe Elvir Muriqi të gjendën në një rast tjetër për titull bote. Vigan Mustafa do të sfidoj titullin “IBF Intercontinental” me 25 Shkurt, gjë që do të afrohet më shumë në ranglista botërore. Pra do të jetë e hapur dhe e pritur për gjithçka, sa i përket boksit tonë. Boksin tonë profesionistë do ta pasurojnë edhe dy boksier tjetër perspektiv, të cilët do të debutojnë tash në dy muajt e parë. Ata janë Naim Tërbunja që nënshkroi disa ditë para vitit të ri me Al Haymon dhe tjetri është një boksier që ka lanë gjurmë në këto vite në boksin gjerman por edhe fitues i turneut Adem Jashari me 2009, Besart Nimani. Nimani disa ditë më parë nënshkroi me menagjerin Iskender Kurtal, që e bëri të njohur Marco Huck-un. Pra një mundësi e mirë për të shfaqur talentin e tyre edhe në boksin profesionistë.

Po fillojmë me disa boksier të cilët vetëm sa kanë arranzhuar duelet e para për këtë vit. Ata janë : Armand Cullhaj, Kreshnik Qato, Sefer Seferi, Arnold Gjergjaj, Petrit Dobroshi, Disarjot Gashi etj.

Armand Cullhaj do të boksoj me 29 Janar, në Saschen Anhlat kundër çekut Jindrich Kubin. Cullhaj 9-2-2 (6 KO) ka besim të madh nga menagjeri i tij Rene Mueller dhe dëshiron që ngadal të afron deri te suksesi. Kundërshtari i tij, Kubin 6-6-0 (3 KO) është boksier solid i cili do të fitoj eksperiencë karshi tij. Kubin gjendet i 531-ti në boxrec.com. Kjo fitore ndaj tij, do ti shërbej në të ardhmen. Dueli do të zhvillohet në gjashtë raunde.

Ish-kampioni i brezit WBF, Kreshnik Qato do të rikthehet me 5 Shkurt në Wembly Arena të Londrës. Qato do të ketë një duel në gjashtë raunde, ku kundërshtari i tij ende nuk është përcaktuar. Ky duel do ti shërbej të kthej vetëbesimin pas humbjes nga afrikani Karama Nyilawila dhe titullit WBF. Shpresojmë që Qato shumë shpejt do të rikthehet në rrugën e suksesit.

Sefer Seferi do të nisë me vrull këtë vit, ku me 6 Shkurt do të zhvilloj duelin e parë. Në në vitin 2010 zhvilloi vetem dy duele. Seferi 12-0 (11 KO) poashtu fitoi titullin WBF Internacional, por ai këtë vit dëshiron sfida më të mëdha dhe nuk ishte shumë i kënaqur me rrjedhën e vitit 2010. Dueli i Seferit do të zhvillohet në qytetin Basel. Kundërshtari i tij nuk është përcaktuar ende, mirëpo ai ka kërkuar nga organizatori një kundërshtar të denjë.

Në mbrëmjen kur do të boksoj Sefer Seferi do të jetë edhe boksieri tjetër shqiptar, Arnold Gjergjaj. “The Cobra” i cili kaloi një vit të shkëlqyeshëm me 2010, do të zhvilloj duelin e parë këtë vit. Ai planifikon të zhvilloj afër tetë duele këtë vit. Gjergjaj 8-0 (6 KO) është perspektiv e madhe e boksit tonë. Edhe Gjergjaj nuk ka mësuar emrin e kundërshtarit por ai do t`a mësoj shumë shpejt.

Petrit Dobroshi do të paraqitet në parameç të Felix Sturm dhe Ronald Hearns me 19 Shkurt. Ky do të jetë dueli i parë për boksierin tonë nga Peja. Dobroshi 11-0-2 (2 KO) paraqitet në çdo parameç të shokut të tij Felix Sturm, pasi që ka përkrahjen e tij gjithëmonë. Dobroshit ende nuk është përcaktuar kundërshtari, por kjo do të dihet shumë shpejt.

Pas suksesit të vitit 2009 ku debutoi me mjaft sukses, viti 2010 nuk i shkoi për mbari boksierit tonë Disarjot Gashit. Gashi 8-1-1 (7 KO) nuk do të ndalet por do të kërkoj sfida të tjera. Kësaj radhe ai pranoi një ofertë të boksoj me algjerianin e natyralizuar zvicëran, Riad Manasaria. Dueli do të zhvillohet në Bern të Zvicrës me 26 Shkurt. Kjo do të jetë një përballje e vështirë për Gashin pasi që Masarian ka rekord prej 28-2-1 (9 KO), por Gashi me optimizëm e pret këtë duel dhe dëshiron të dëshmohet sa më mirë.

Kosovaboxing.org
14 Janar 2010

1 thought on “Paralajmërime: Viti 2011 nis me disa duele interesante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.