RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Pamje nga matjet zyrtare në Gostivar – Nuri Seferi dhe Tony Ingilrest

2 min read

Gostivar, 23 Shtator 2011 – Sonte në Gostivar janë mbajtur matjet zyrtare para ndeshjes së neserme ku Nuri Seferi do të mbron titullin e kampionit evropian në versionin WBO. Nuri Seferi ka dal 90.5 kg, ndërsa Tony Ingilrest 88.9. Kjo do të jetë mbrojta e dytë e titullit, ndërsa Nuriu pret fitore para publikut të vet. “Kam stërvitur shumë për këtë meç. Ndihem shumë mirë dhe pres të paraqitem sa më mirë para publikut vendas” theksoi Nuri Seferi për Kosovaboxing.org. Edhe vëllau i Nuriut, Sefer Seferi duket jashtzakonisht në formë të mirë. Ndryshe nga Nuriu i cili ka arritur një javë më parë, Seferi ka arritur të premtën në Maqedoni. Nuk kemi informacione për peshat se si kanë dal Sefer Seferi dhe Gabor Zsalek.

Promotor i gjithë kësaj ngjarje do të jetë Islam Shaqiri nga “Shakiri Boxing Event” i cili ka bërë të mundur gjithë këtë organizim. “Kësaj radhe e kemi pasur më të vështirë organizimin, pasi bëhet fjalë për dy meçe që do të zhvillohen për titull. Seferi ka arritur të premten në Maqedoni, kurse Nuri Seferi ka 1 javë që po e rregullon tempin e formës së tij në vendlindje. Mendoj se të dy janë të përgatitur maksimalisht dhe shpresoj që të arrijnë të fitojnë”, pohoi Shaqiri. Ndryshe, Shaqiri deklaron se mbrëmja e së shtunës, përveç pjesës sportive do të jetë e pasur edhe me një program argëtues me emra të njohur të estradës shqiptare. Ky aktivitet fillon në ora 19:00 dhe e njëjta do të zhvillohet në palestrën Rinia në Gostivar. Biletat në treg kanë dal me një çmim prej 300 denarë dhe 2000 (vip). “Kësaj radhe kemi zbrit çmimin e biletës edhe pse bëhet fjalë për një eveniment profesional. Këtë e kam bërë me të vetmin qëllim që ti jepet përkrahje maksimale vëllezërve Seferi, si dhe dashamirëve të boksit që dëshirojnë të shohin live meçin”, përfundoi Islam Shaqiri për kosovaboxing.org.

Avdyl Salihu
23 Shtator 2011

2 thoughts on “Pamje nga matjet zyrtare në Gostivar – Nuri Seferi dhe Tony Ingilrest

  1. un personalisht ju uroj shum fat sante vellezerve seferi edhe pse po kisha pas deshire te jem aty prezent ne sall por me rendesi eshte qe te jen ne form dhe te ken fat sante

  2. bravo vellezer seferi vetem perpara inshalla zoti ju ndihmon ne shendet bravo shqiptar ne kemi qen dhe do te jemi sidomos me ju edhe me te fort hallall ju qoft

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.