RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Pacquiao vs. Algeri me 22 nëntor në Macao të Kinës

2 min read

Foto: Kosova Boxing

Chris Algeri i cili befasoi botën duke fituar rusin Ruslan Provdnikov në New York muajin e kaluar, tani do të sfidoj një tjetër boksier të madh. Bëhet fjalë për filipanasin Manny Pacquiao i cili do të kërkoj ti revanshohet boksierit amerikan, pasi ky i fundit ia mposhti shokun e skuadrës së tij nga “Wild Card Boxing Club” nga Los Angeles. Pacquiao dhe Provdnikov janë pjesë e kësaj skuadre ku të dytë kanë të njejtin trajner Freddie Roach, ndërsa me humbjen e Provdnikov, Froach nuk ka mundur asesi të pajtohet dhe ka kërkuar nga promoteri i tyre Bob Arum që të gjej mundësin ti revanshohet. Dhe tani nepërmjet Manny Pacquios do të kërkoj mundësin ti revanshohet. Ndërkohë Algeri boksier i promoterit Joe DeGuardia, ka pranuar sfidën që me 22 nëntor të ndeshën për titullin e WBO-së në kategorinë velter. Algeri kampion aktual botëror në një kategori më poshtë në gjysëm velter, dëshiron të fitoj edhe Pacquiaon i cili në rast të fitores do të shënoj fitoren më të madhe në histori të boksit botëror, ndërsa që fitorja ndaj Pacquios nuk do të jetë befasi. 

Pacquiao i cili riktheu titullin e kampionit të botës në prill të këtij viti kur iu revanshua amerikanit Timothy Bradley, ka mundësi që të shkruaj tjetër histori ndaj Chris Algeri i cili në 20-meçe deri më tani nuk ka pësuar asnjëherë, ndërsa fitorja e fundit tregon potencialin e tij e cila nuk ishte befasi.

Nesër do t`ju sjellim edhe një analizë nga ky meç duke ju sjellur lexues të dashur nga afër atë që kam parë tek Algeri dhe Provdnikov, të cilin isha i pranishëm aty afër si medium shqiptar i akredituar nga TOP RANK PROMOTION e Bob Arum. Kosova Boxing si medium gradualisht po shënon ngritje dhe po gjindet çdo herë në mesin e 50-të mediumeve më të mëdha në botë në boks.

Artan Vërbica
17 korrik 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.