RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Pacquiao si në ditët më të mira, nakauton Matthyssen

2 min read

Kuala Lumpur, Malejzi, 14 korrik 2018 – Manny Pacquiao ka shkëlqyer në paraqitjen e mbrëmshme kundër argjentinasit Lucas Matthysse duke triumfuar me nakaut teknik në raund të gjashtë.

Ishte një paraqitje dinjitoze e 39-vjeçarit i cili heshti kritikët duke i kërkuar të penzionohet. Ndërsa, ai jo vetëm që u rikthye pas një viti nga humbja e diskutueshme e Jeff Horn, por rikthehet fuqishëm kundër një kampioni të botës si Matthyesse duke e mposhtur me nakaut duke e bërë filipinasin edhe më të madh me atë që tregoi.

Pacquiao dominoi të gjitha raundet. Ai fitoi raundin e parë dhe të dytë, ndërsa në të tretin i dha nakdovn argjentinasit, duke e paralajmëruar se këtë meç do ta përfundoj para kohe. Edhe të katërtin e fitoi pastërt, ndërsa vazhdimisht kërkonte gabimin e Matthysses nga raundi në raund për ta përmbyllur përballjen. Raundi i pestë ishte një raund i mirë i Matthysses, por disa sekonda para gongut Matthysse pranon nje kroshe të djathtë nga PacMan që e qëlloi në sy dhe u ul në gjunjë duke e lënduar seriozisht syrin. Raundi i vetëm i fituar në këtë përballje për argjentinasin ishte i gjashti, ai boksoi mirë duke e fituar. Por, gjithcka përfundoi në të shtatin. Pacquiao në fund të raundit me një rrebesh goditjesh arriti që për herë të tretë ta hedh në dysheme Matthyessen, ndërsa ky i fundit i raskapitur nga lodhja e hedh gomën nga goja duke e dorëzuar meçin.

Pacquiao shkroi edhe një herë histori. Ai pas të madhit Muhammed Ali bëhet boksieri me më së shumti përballje për titull bote që i ka zhvilluar në disa shtete dhe kontinente të ndryshme. Pacquiao boksoi në vendlindjen e tij Filipinë, Tajlandë, Japoni, Makao, SHBA, Australi dhe së fundi në Malejzi, gjithsejt shtatë shtete të ndryshme, tre kontinente. Ndërsa Ali boksoi në SHBA, Britani të Madhe, Kanada, Gjermani, Zvicër, Japoni, Irlandë, Xhakartë, Republikën e Kongos (ish-Zairë), Malejzi, Filipinë, Puerto-Riko dhe Nasau, gjithsejt 14 shtete, katër kontinente, vështirë ndonjë boksier ti tejkaloj. Por, gjithë ky krahasim bëhet për një arsye nga agjencioni ynë Kosova Boxing, për shkak të popullaritet që ka filipinasi i cili vazhdon të jetë ylli i vetmi i boksit botëror, apo “super-star” që admirohet nga e gjithë bota.

Artan Vërbica
15 korrik 2018

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.