RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Pacquiao shkëlqen kundër Broner

2 min read

MGM, LAs Vegas, SHBA, 19 janar 2019 – Shkoi ashtu siç u parashikua. 40-vjeçari Manny Pacquiao (61-7-2, 39 KO) shkëlqeu kundër ish-kampionit të botës në katër kategori të ndryshme Adrien Broner (33-4-1, 24 KO) duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore Pacquiao mbrojti titullin e kampionit të botës në versionin WBA në kategorinë velter.

Pacquiao e dominoi meçin që nga fillimi. Ai si një flutër e vërtet dëshmoi cilësit e tij përkundër moshës së tij. Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Pacquiaos, Dave Moreti 117-111, ndërsa Glen Feldman dhe Tim Cheathem me 116-112. Ndërsa Kosova Boxing e vlerësoi me 118-110.

Në çdo element Pacquiao ishte më i mirë. Ai gjuajti gjithsejt 568 goditje ku pati 112 goditje të sakta, ndërsa Broner pati 295 gjuajtje ku vetëm 50 gjetën cakun, jo e mjaftueshme për ta mposhtur filipinasin.

Pranë ringut ishte ulur edhe legjenda e boksit, Floyd Mayweather me të cilin Pacquiao kishte boksuar me 2015 duke pësuar me vendim unanim. Pas meçit Pacquiao i dërgoi porosi, “Rikthehu në ring. Dua të boksoj sërish me ty nëse ke vendosur të boksosh përsëri” ishin fjalët e Pacquiaos.
Mayweather ishte edhe në zhveshtore parameçit për ta përshëndetur. Sipas disa thashë e theme, bisedimet kanë filluar dhe Pacquiao dhe Mayweather do të boksojnë sërish në shtator të këtij viti. Mbetët të shihet si do të ndodhin gjërat në muajt e ardhshëm.

www.kosovaboxing.org
20 janar 2019

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.