RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Pacquiao shënon fitore kundër Mosley

1 min read

MGM Grand Garden Arena, Las Vegas, SHBA,  7 maj 2011 – Manny Pacquiao mbrojti titullin WBO në kategorinë “welter” kundër Shane Mosley me vendim unanim te gjygjtareve  pas 12 raundeve. Për Pacquiao  ishte meçi i 58-të me radh dhe fitorja e 53-të në karrieren profesioniste, ndërsa për legjendën 39-vjeçar Mosley meçi  54-të në karrierë, i cili ka shënuar 46 fitore karshi 7 humbjeve. Meçi është paragjykuar të mos shkoj në 12-raunde nga shumë ekspert të boksit po ja që nuk ndodhi. Pacquiao dominoi tërë luftën duke treguar superiotetin e tij, ndërsa Mosley dukej i ngathët dhe pasiv. Kjo luftë nga Mosley tregoi se aj më nuk është i nivelit të lartë dhe duhet të penzionohet.
Pacquiao është kampion aktual edhe në kategorinë WBC “Light Middleweight”. Gjithsej mban dy breza, lufta kushtonte për afërisht 25 milion, ku Pacquiao fitoi 20 milion dollar, ndërsa Mosley 5 milion dollar. Shpresojm që në të ardhmen të ndodh një meç mes Pacquiao kundër Mayweather, por duket të jetë shumë larg.

Armend Fetahu
9 Maj 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.