RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Pacquiao, shembulli i boksit

2 min read

Artan Vërbica
28 maj 2021

Manny Pacquiao (62-7-2, 39 KO) me 17 dhjetor do të mbush 43-vjet. Ai nuk zbraset duke së kërkuari që të ndeshet me boksierët më të mirë, më të rënditurit dhe ata që janë në kulm të botës. Këtë e kërkon filipinasi i cili tani më me 21 gusht ka caktuar përballjen me kampionin aktual botëror në dy versionet në kategorinë velter, WBC dhe IBF, të pamposhturin, Eroll Spence Jr (27-0, 21 KO).

Meçi do të zhvillohet në Las Vegas, vetëm se pritet të caktohet edhe lokacionin i sigurt, ku sigurisht pritet të jetë T-Mobile Arena apo MGM Grand Arena.

Pse Pacquiao shembull i boksit? Pyetje që dëshiron vëmendje! Përkundër kritikave të shumta nga gjithë që ai të mos përballet me njërin nga dy kampionët më të mirë botëror, Terrence Crawford apo Errol Spence Jr, ky nuk heziton dhe si gjithnjë do të boksoj me më të mirët. Ky është kampioni i popullit, ky është boksieri i cili ka shkruar histori dhe do të shkruaj përsëri histori edhe më të bujshme, po që fitoj apo humbi, kjo pak ka rëndësi. Vlera e gjithë kësaj që duhet ndjekur gjithsecili është se nëse vazhdon të boksosh, atëhere bokso me më të mirët. Ai si një kampion i vërtetë po i jep mesazh edhe ish-kampionët tjerë botëror se si duhet të sillet një kampion i vërtetë botëror. Ai si duket po i dërgon një mesazh të kjart secilit, e posaqërisht Floyd Mayweather Jr, se po e bastardon apo shkatërron boksin duke boksuar me yje pa vlerë Logan Paul që do të boksoj me 6 qershor (Youtube fighter), apo kur boksoi edhe me një hiq, japonezin Tenshin Nasukawa me 2018.

Si një kampion i vërtetë botëror boksoi në çdo shtetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe në vendlindjen e tij në Filipinë dhe poashtu në Macau (Kinë), Kuala Lumpur (Maleyzi), Brisbane (Australi), etj, njejtë sikur kishte bërë i madhi Muhammed Ali.

Pra kampioni i vërtetë është ai që vazhdon të boksoj me më të mirët, kampionët e vërtetë. E ky është padiskutim Manny Pacquiao, shembulli që duhet ndiqur.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.