RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Pacquiao rikthehet me fitore ndaj Rios

1 min read

Manny PacquiaoMacau, Kinë, 24 nëntor 2013 – Boksieri më i mirë i dekadës së kaluar Manny Pacquiao ka triumfuar në rikthimin e tij në Kinë ndaj amerikanit Brandon Rios, me vendim unanim pas 12-raundeve. Pacquiao sipas analistëve botëror fitoi nëntë raunde ndërsa Rios ishte më i mirë për tre raunde.

Të gjithë kanë qenë në mëdyshje se si Pacquiao do të shfaqet në këtë duel pas humbjes ndaj Marquez një vitë më parë, por Pacquiao tregoi klasë duke tregaur se ende mund të boksoj në nivel të lartë. Meçi ishte i vlefshëm për titullin WBO-Internacional në kategorinë velter, ndërsa gjyqëtarët e vlerësuan me 119-109, 120-108 dhe 118-108 për filipinasin. 

Pas këtij dueli Pacquiao dhe stafi i tij dhe një herë i bërën thirje Floyd Mayweather për një dyluftim të mundshëm me 2014, gjë që e gjithë bota dëshiron me vite për të parë se kush është më i mirë.

Për Pacquiao kjo ishte fitorja e 55-të në karrierë (38 KO), karshi pesë humbjeve dhe dy barazimeve. Ndërsa Rios pësoi humbjen e dytë në karrierë karshi 31 fitore (23 KO).

Kosovaboxing.org
24 nëntor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.