RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Pacquiao fiton edhe për herë të tretë Marquezin

2 min read

Nevada, Las Vegas, SHBA, 13 Nëntor 2011 – Manny Pacquiao ka triumfuar edhe për herë të tretë ndaj meksikanit Juan Munuel Marquez. Sikur se në dy duelet e para ku Pacquiao e kishte shumë të vështirë fitoret, kjo u përsërit mbrëmë në Las Vegas ku Pacquiao fitoi me anë të dy referëve që i dhanë fitoren filipinasit, ndërsa njëri e vlerësoi me barazim. E kishim prediktuar një gjë të till, sepse Marquez kishte punuar shumë për këtë meç, por është edhe tjetra se ai ka qenë boksieri që më së shumti i ka shkaktuar probleme në karrierë, në të gjitha duelet. Pas kësaj fitore shumë gazeta dhe shumë expertë botëror nuk e kanë lavdëruar fitoren e Pacquiaos ndaj Marquez, ja  se si disa prej tyre e quajnë këtë fitore : Los Angeles Times – “Pacquiao nuk u duk si fitues i vërtet, Huffington Post – “Fitore kontraversale e Pacquiaos” etj.

Dueli Pacquiao dhe Marquez filloi me dominimin e filipinasit ku në tre raundet e para shtoi epersi të dukshme, kjo sikur na bëri të mendojmë që Pacquiao do të fiton lehtë, por në raundet katër dhe pesë Marquez kthehet fuqishëm duke u kthyer në meç duke barazpeshuar meçin. Raundin e gjashtë e fiton Pacman, ndërsa të shtatin Marquez, ku lufta gjithnjë bëhej më interesante. Në raundin e tetë dhe të nëntë Marquez bëri të pamunderën duke krijuar avantazh me dy pikë më shumë, por të jemi të drejt dhe korrekt, kur u pa që Pacquiao po shkon drejt humbjes gjyqëtarët ia dhanë tre raundet e fundit për të fituar Pacquiao. Ne si gazetar, gjykojmë se fitorja e fundit e Pacquiaos nuk ishte e pastërt, por besoj se të gjithë do jemi dëshmitarë të gjithë kësaj. Pas duelit Marquez edhe publikisht e qujati humbjen e tij të vjedhur, ndëra Pacquaio i tha shko analizo ndeshjen dhe shiqo që ke humb, por vërtet kjo kërkon analizë të veçant. Si do që të jetë vendimi i fundit mbetet i gjyqëtarëve, por kjo si duket i jepet për namin që ka bërë Pacquiao. Tani të gjithë e presin meçin Pacquiao dhe Mayweather. Ky meç sipas promoterëve do t`ju servohet me nga 250 milion dollar për të dytë, që të realizohet ky meç i shumë pritur qe sa vjet. Besojmë se paraja bën të gjitha dhe në vitin 2012 do të shohim Pacquaio dhe Mayweather.

Foto : Los Angelos Times

Kosovaboxing.org
14 Nëntor 2011

3 thoughts on “Pacquiao fiton edhe për herë të tretë Marquezin

  1. Gjate ketij meqi jane dy faktore per tu vequar. 1. Pacquiao ka qene ne kete meq shume i dobet (ndoshta ndonje lendim), 2. Marquez edhe pse ne moshe te shtyer eshte treguar i forte. Perse fiton Pacquiao eshte per ne shume e qarte, ne raste te kundert do te kishte humbur mundesia e meqit Mayweather vs Pacquiao qe sjell shume milliona dollar. Kjo eshte gati pothuajse sikur Felix Sturm vs De La Hoya. Ku Hoya fitoi “oficiel” sepse e kishte te nenshkruar luften milioneshe kunder partnerit te sotem te tij Hopkins. Po te kishte humbur meqi kunder Hopkins nuk do te kishte pase vlere.

    Ju Pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.