RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Pacquiao fiton betejën e tretë me Bradleyn

1 min read

usa-today-7868423.0MGM Las Vegas, SHBA, 9 prill 2016 – Manny Pacquiao ka fituar duelin e tretë kundër Timothy Bradley. Trandafili i Filipinës ka dominuar plotësisht meçin që nga raundi i parë. Ndryshe nga dy meçet paraprake kësaj radhe Pacquiao ishte më i mirë duke qenë bindshëm më i mirë. Bradley dy herë u gjet në nokdovn, në raundin e shtatë dhe të nëntë. Të tre gjyqëtarët kanë vlerësuar fitoren e Pacquiaos me rezultat 116-110.

Ky ishte dueli i fundit për Pacquiaon. Ai do të penzinohet pas një karrierë të gjatë, plot 21-vjeçare. Gjatë këtyre viteve Pacquiao fitoi titullin e botës në 8 kategori të ndryshme. 

“Zemra ime është 50-50. Unë do të penzionohem. Jam akoma në formë, dhe kam forcë, energji për të vazhduar, por duhet të fokusohem në jetën familjare. Dua të ndihmoj të tjerët që kanë nevoj dhe pretendoj të jam më afër popullit tim në Filipinë që ndjejë që kanë nevoj për mua” theksoi Pacquiao.

Ndërsa Bradley pranoi humbjen. “Pacquiao ishte më i mirë. Jam krenar që kam boksuar kundër boksierit më të mirë të viteve të fundit, plot 36 raunde ndaj tij” tha Bradley.

Kosovaboxing.org
10 prill 2016  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.