RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Pacquiao dhe Thurman e dëshirojnë përballjen

1 min read

Manny Pacquiao ka kohë që është duke pritur përgjigjen nga Floyd Mayweather Jr për revansh, por deri më tani amerikani nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje. Prandaj, filipinasi nuk dëshiron të pres, ai dëshiron të ballafaqohet me më të mirët, duke shprehur dëshirën të boksoj me WBA-Super kampionin e botës Keith Thurman.

Sikur se Pacquiao (61-7-2, 39 KO) edhe Thurman (29-0, 22 KO) dëshiron të boksoj me filipinasin. Kjo do të ishte një përballje shumë interesante ku shumë tifozë të boksit dëshirojnë të shohin këtë super meç.

“Dëshiroj të boksoj me Pacquiaon. Ai duket në superformë me 40-vjeç. Ai është i forte” theksoi Thurman.

Ndërsa Pacquiao jo vetëm Thurmanit, por edhe tjerë kundërshtar i dërgoi porosi. “Nëse Mayweather nuk dëshiron revanshin, unë do të boksoj edhe me tjerët si Keith Thurman, Erol Spence Jr, apo Mikey Garcia” tha Pacquiao.

www.kosovaboxing.org
14 shkurt 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.