RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Pacquiao dhe Horn të gatshëm për përballje

1 min read

Dueli më i madh në histori të boksit në Australi që do të zhvillohet këtë fundjavë me me 2 korrik në Suncorp të Brisbanes, është afër të zhvillohet.  Dy protagonistët, australiani Jeff Horn i cili është sfidues i titullit të kampionit të botës dhe kampioni i botës, filipinasi Manny Pacquiao, i zhvilluan matjet zyrtare.

Horn doli të jetë 66.35 kg, ndërsa Pacquiao 66.68 kg.

Ky meç do të zhvillohet në stadiumin extra modern Suncorp në Brisbane Quensland të Australisë që ka kapacitetin e 55.000 shikuesve. Ky meç do të jetë ndër më të mëdhenjët të zhvilluar ndonjëherë në Australi, por edhe në botë.

Horn një boksier i pamposhtur do të mundohet të mposht njërin ndër boksierët më të mirë tē gjitha kohërave, Manny Pacquiaon.

Ky meç siç kanë deklaruar mediat australiane do të sjellë të ardhura shtetit të Australisë afër 500 milion euro. Nga ky meç kemi kuptuar se Pacquiao do të përfitoj 10 milion dollarë ndërsa për Jef Horn nuk kemi të dhënë, por do të kuptohet pas meçit, sigurisht shumë më pak.

Pacquiao pas këtij meçi planifikon të boksoj me Amir Khan në Katar apo Dubai. Meçi Pacquioa dhe Khan do të sjellë për dy boksierët nga 50 milion dollarë. Ky meç ishte shumë afër të zhvillohej para disa muaj, por Khan e shtyu për shkak të muajit të madh të Ramazanit.

www.kosovaboxing.org
1 korrik 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.