RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Pacquiao dëmtohet nga gjyqëtarët, Horn fiton padrejtësisht!

2 min read

Suncorp Stadium, Brisbane, Austrtali, 2 korrik 2017 – Sapo ka përfunduar beteja e quajtur “Battle of Brisbane” ndërmejt legjendës së boksit botëror Manny Pacquiao dhe australianit, Jeff Horn. Meçi i cili ishte mjaft interesant në çdo raund, në fund e humbi hijeshin pasi Horn u shpallë fitues, ndërsa që Pacquiao ishte më i mirë.

Dueli deri në raundin e nëntë ishte i barabartë, mund të themi që Horn ndoshta ishte një raund para. Por, atëhere kur duhej Pacquiao eksplodoj pikërisht në raundin e nëntë ku australianin gongu e shpëtoj nga më e keqja. Raundet në vazhdim dhjetë dhe njëmbëdhjetë i takuan Pacquiaos aty ku duhej të vendosej fituesi, ndërsa Horn ishte më i mirë në të fundit. Në fund kur fituesi duhej të shpallej Pacquiao, ndodhi e kundërta, ku dora fituese iu ngritë Jeff Hornit.

Sipas numërimit tim personal pa anime dhe pa simpati, fitues duhej të ishte Pacquiao me 115-113, por kështu nuk menduan tre gjyqëtarët ku dy vlerësuan me 115-113 dhe njëri 117-111 për Horn. Edhe tabloidi i njohur britanik “The Guardian” e vlerësoi fitues Pacquiao. Ata edhe më thellë e vlerësuan fitoren e Pacquiaos me 117-111.

Si do që të jetë Pacquiao u largua kokë lartë nga Brisbane. Ai dëshmoi se është kampion i vërtetë. Se sa madhështor është tregon fakti që i heshtur u largua nga ringu me një kulturë të madhe. Ky është Manny Pacquiao, kampion i vërtetë i gjithë njerëzimit të botës.

Në ditët në vijim do t`ju sjellim një përmbledhje më të gjerë rreth këtij meçi dhe gjerësisht për Manny Pacquiaon.

Artan Vërbica
2 korrik 2017

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.