RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Orial Kolaj kampion i Italisë

1 min read

Orial Kolaj ka shënuar fitore historike duke fituar titullin e kampionit të Italisë në kategorinë gjysmë të rënd. Kolaj 8-5-0 (5 KO) ka mposhtur Danilo D`Agata 11-1-1 (3 KO) me vendim dy me një të gjyqëtarëve pas 10 raunde. Dy gjyqëtarë e kanë vlerësuar fitoren e boksierit tonë me 97-93, dhe 97-93 ndërsa tjetri 97-95 për D`Agata. Kolaj ishte superior ndaj D`Agata duke treguar boks cilësor dhe sipas mediave italiane Kolaj e ka merituar titullin e kampionit të Italisë. Kolaj tani gjendet në pozitën e parë në ranglistën e Italisë, ndërsa në boxrec.com ai rangohet në pozitën e 85-të. Kolaj ka gjasa të sfidon edhe titullin e kampionit të Evropës këtë vit.

Kosovaboxing.org
2 Mars 2012

2 thoughts on “Orial Kolaj kampion i Italisë

  1. kolajt hallall per fitoren po nuk asht gja e mir me mar pjes ne kampionat italian i rrethum me flamur shqiptar. nuk asht turne evropian duhet pak respekt perderi sa po mson boksin ne itali

  2. Kolaj patriotizmin po e tregon ne zemer dhe ne ring. Ai ka boksu per titullin italian dhe e din te gjithe qe eshte shqiptar. Ska nevoj per politke ..
    Veq perpara shqipe, urime ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.