Foto: Orial Kolaj dhe Giovanni De Carolis

Orial Kolaj është i gatshëm të bëjë historinë. Ai synon për herë të dytë të fitoj titullin e kampionit “EBU-EU” të Bashkimit Evropian. Ai përballë do të ketë spanjollin me origjinë marokene, Mustafa Chadlioui (12-2-2, 6 KO). Ky duel do të zhvillohet këtë të premte me 24 nëntor në Romë të Italisë.

Kolaj për titullin EBU-EU dylufton për herë të dytë. Ai këtë titull të vlefshëm e fitoi edhe në vitin 2012 ku atë botë mposhti italianin Dario Cichello (20-9-2, 6 KO) me nakaut teknik në raund të 11-të. E mbrojti më pastaj titullin kundër çekun Tomas Ademek (19-6-1, 7 KO), poashtu me një fitore të madhe me nakaut teknik në raund të gjashtë. Tani sfida e dytë për te do të jetë e rëndësisë së madhe, pasi pari tij ka një kundërshtar të denjë si Mustafa Chadlioui.

Për këtë përballje Kolaj ka stërvitur shumë dhe ai pret që të triumfoj kundër spanjollit të fuqishëm. “Kam stërvitur shumë për këtë përballje. Gjatë karrierës sime kam pasur disa pengesa gjatë rrugës sime, ku shpresoj ti kompenzoj” theksoi Kolaj për Kosova Boxing.

Orial Kolaj dhe Giovanni De Carolis, gjatë sparringut

Ai për këtë përballje është përgatitur me ish-kampionin e botës Giovanni De Carolis (24-8-1, 12 KO). “Te dytë jemi me një ekip dhe kemi promoterin e përbashkët. De Carolis ka shumë përvoj dhe sparringu i përbashkët na ndihmon të dyve për çdo përballje dhe kësaj radhe kemi stërvitur fuqishëm”, theksoi Kolaj.

Ekipi i përgatitjes së Kolaj

Kundërshtari i Kolajt, Mustafa Chadlioui është një boksier shumë i mirë, ku tregon vetë fakti se renditet më lartë se Kolaj nga enti për statistika botërore, boxrec.com. Chadlioui renditet i 48-ti në botë, ndërsa Kolaj renditet i 108-ti. Rangimi i Kolaj nuk është edhe aq i mirë për momentin pasi ai ishte jo-aktivë për dy vite nga 2015, ndërsa u rikthye këtë vit në muajin korrik me fitore duke e nakautuar gjeorgjianin, Giorgi Beroshvili (29-17-2, 21 KO) duke e nakautuar në raund të dytë. Ishte një rikthim senzacional duke treguar të gjithëve se Kolaj ka akoma për ti dhënë sportit fisnik të boksit. Kjo edhe e bindi menaxherin dhe promoterin e tij, Giuli Spagnolli të organizoj menjëherë sfidën e dytë për te për titullin e EBU-EU. Në rast fitore Kolaj do të ketë mundësinë të sfidoj titullin e kampionit të botës kundër fituesit Karo Murat dhe Dominik Boesel që do të përballen me 16 dhjetor në Weissenfels, Sachsen-Anhalt të Gjermanisë.

Pra, viti 2018 shpresojmë që Kolaj të gjejë atë afër titujve të mëdhenjë evropian dhe botëror, ku shpresojm të arritë majën e boksit botëror.

Artan Vërbica
20 nëntor 2017