RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Opinionet e gazetarëve shqiptarë përkitazi për meçin Mayweather vs. Canelo

2 min read

mayweather vs. canello 2Ditë më parë ju sollëm mendime të ndryshme nga opinionistët më të njohur botëror sa i përket meçit Mayweather dhe Canelo, ndërsa sot ju sjellim opinionet e gazetarëve nga njohësve të boksit tonë.

Luan Dreshaj – kryeredaktor i AlbanianBoxing.com: “Alvarez e ka shansin e jetës së tij për tu bërë Nr. 1 në botë dhe do e jap maksimumin e tij në ring. Ai është i pamposhtur në 43 duele dhe kampion i pjekur i botës në kategorinë superwelter, andaj do ta shohim një lufte të madhe. Meksikani është me të vërtet një kundërshtar shumë i rrëzikshëm për superyllin Mayweather i cili me moshën e tij 36 vjeçare është plot 13 vite më i vjetër se Alvarez dhe ndoshta nuk e ka më atë energjin që e kishte para 2 apo 3 viteve, mirepo Mayweather do te hynë si favorit në këtë duel dhe me gjasë do fiton me poena mbi 12 raunde”.

Shkumbin Sekiraqa – gazetar i të përditshmës Koha Ditore: “Do të jetë përballja e vitit, ndeshen dy boksierë të pamposhtur dhe me kualitete të larta. Mayweather ndonëse gjatë karrierës ka boksuar me emra të mëdhenj, besoj se Canelo do të jetë sfida e tij më e vështirë. Canelo ka gjasa t’i jap fund rekordit të pamposhtmërisë të Mayweatherit”.

Kemajl Goca – gazetar i të përditshmës Bota Sot: “Boksi si gjithmonë është i paparashikueshëm, që sjell emocione të tepërta, drithërime në mesin e tifozëve, por edhe të papritura në ring. Një goditje mjafton dhe të futesh në pozicionin mat kundërshtarin. Shtrohet pyetja, kush është më i miri, cili mund të fitojë boksieri Mayweather apo Canelo. Dilema është se njëri duhet të fitojë, por cili? Mayweather duket një boksier më agresiv, më i shkathët dhe me shpirt më fanatik për një nuancë hiqet edhe favoritë. Ndonëse nuk duhet lënë anash edhe Canelo, që ka një shpejtësi por edhe që mund të bënë më të mirën. Mayweather gjithsesi për një nuancë llogaritet favoritë!

Valon Pajaziti – ish-gazetari i Koha Vizionit, që vazhdon të përcjellë boksin botëror në SHBA, dhe jap mendimin personal për këtë meç: “Personalisht mendoj se Floyd Mayweather është njëri prej boksierëve më të mirë dhe me atraktiv që kemi pa që nga shuarja e Mike Tyson. Shumë kush ndoshta pret humbjen dhe rënjen e Mayweather, mirëpo nuk mendoj se Canelo Alvarez do të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë. Mayweather është i jashtëzakonshëm dhe kur ai është 100% i shëndosh është i pamposhtur”.

Deri nga mbrëmja pritet që opinionet e këtij meçi ti shtohet edhe ndonjë gazetar tjetër.

Kosovaboxing.org
14 shtator 2013

Kosovaboxing.org


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.