Mër. Kor 8th, 2020

Operohet Tatli, shtyhet përballja me Ceglia

1 min read

Dueli i parashikuar për titullin e Kampionit evropian në kategorinë e lehtë ndërmjet Edis Tatlit (32-3-0. 10 KO) dhe italianit, Gianluca Ceglia (15-3-1, 3 KO) nuk do të zhvillohet me 8 gusht siç është paraparë. Tatli i cili ka vuajtur prej kohësh nga krahrori i djathtë, ka pasur dhembje në kohën e fundit. Lëndimi iu ka përkeqësuar në ditët e fundit edhe më shumë duke e detyruar të operohet. Ai në fundjavë u operua me suksesë.

“Operimi ka shkuar shumë mirë. Kirurgët e mi kanë bërë më të mirën. Sipas tyre operacioni ka kaluar me suksesë dhe unë do të kthehem shpejt në stërvitje” theksoi Tatli për Kosova Boxing.


Tatli parashihet që duelin me Ceglia ta zhvilloj nga vjeshta.

Tatli deri më tani ka fituar tre herë titullin e kampionit evropian. Ai për herë të katërt do të luftoj për titullin e vlefshëm të EBU-së.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.