RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Olimpijada në Londër pa asnjë boksier shqiptar

1 min read

Lojrat Olimpike “Londra 2012” nuk do të ketë asnjë boksier shqiptar. Kjo u mësua dje ku të gjithë pjesëmarrësit shqiptar u eliminuan në kualifikimet e mbajtura në Trabzon të Turqisë. Shpresat dhe gjasat i mbanim te boksieri shkodran Asmer Bilalli, i cila kaloi xhiron e parë duke eliminuar të tretin në kampionatin evropian “Ankara 2011” Zaal Kvachatadze nga Gjeorgjia, me 18-17. Por, sot Bilalli zhgënjeu ndaj romunit Ionut Georghe  duke humbur 19-8.

Xhiron e parë e kishte kaluar edhe Labinot Xhoxhaj i cili mbron ngjyrat e Sllovenisë. Ai në xhiro të parë mposhti maqedonin Primislav Dimovski me 13-8. Ndërsa sot edhe Xhoxhaj nuk arriti që të kalon më tutje. Ai u mposht nga hungarezi Istvan Bernath me 14-4.

Në xhiro të parë ishin eliminuar të tjerët shqiptar, Kristian Demaj, Xhulio Vrenozi nga Shqipëria dhe Fatlum Zhuta nga Maqedonia. Të gjithë këta treguan performancë të dobët. Demaj humbi nga turku Bahram Muzaffer, 13-7. Vrenozi humbi nga armeni Ara Puluzyan me 14-5. Dhe Fatlum Zhuta humbi nga anglezi Anthony Ogogo me 18-5.

Pra Olimpijada e këtij viti do të jetë pa asnjë shqiptar në boks në konkurrencën e meshkujve. Shpresat mund ti kemi në konkurrencën e femrave ku Azize Nimani mund të kualifikohet, por ajo duhet të tregohet e suksesshme në kampionatin botëror në Qinhuangdao në Kinë.

Artan Vërbica
19 Prill 2012

1 thought on “Olimpijada në Londër pa asnjë boksier shqiptar

  1. ku kini me que ju boksera ne olipjad kur ju jeni fedrata e boksit te korrptum ko boksera shum te mir ne kosov po pa pare nuk bokson kerkush se krejt qka ka pare i vidhni e si paguni bokserat kerkush svjen ne sall prej poblikit ska rregull po hajgareeeeeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.