Shkruan:
Artan Vërbica
31 janar 2018

Ukrainasi Oleksander Usyk, fundjavën që lamë pas mposhti letonezin Marias Briedis me vendim unanim duke unifikuar dy titujt e kampionit botëror në dy versionet botërore, WBC dhe WBO në kategorinë kruzer. Ai tani do të pret fituesin e kësaj jave të meçit Murat Gassaev dhe Yunier Dorticos e vlefshme për dy titujt tjerë të kampionit botëror në versionet WBA dhe IBF.

Në vitin 2008 para se të zhvillohej kampionati evropian në Liverpool të Anglisë kisha parashikuar se dy talentët botëror të Ukrainës, Oleksander Usyk dhe Vasyl Lomachenkon do të dominojnë në boksin botëror pas vëllezërve Klitschko. Atë botë isha kolumnistë në faqen e njohur botërore “East Side Boxing” ku kisha publikuar një analizë me një titull bombastik, “Its Ukriana carry cot of boxing” apo “A është Ukraina djep i boksit”. Në këtë artikull hasa në shumë kritika, sidomos nga komuniteti rusë të cilët asesi nuk ju pëlqente ky shkrim, pasi ata mendonin se janë më të mirët në boks. Kjo është e vërtetë pasi Rusia me vite të tëra ka prodhuar boksier që kanë dominuar botën, por Ukraina në dy dekadat e fundit kishte ndryshuar dhe kishte filluar që ajo të sfidoj të gjithë botën, duke ditur se u pavarsua nga Bashkimi Sovjetik me 1991.

Dhe doli ashtu siç e kisha parashikuar ku Ukraina doli e para me medalje të fituara, katër të arta dhe një të bronztë. Ndërsa Rusia ishte e dyta me dy të arta dhe tre të argjendtë. Të gjithë kritikët i heshta pasi që parashikimi im doli të jetë i saktë. Usyk në 81 kg dhe Lomachenko në 57 kg, fituan të artat së bashku me Gjeorgjiu Chygajev në 51 kg dhe Ivan Senay në 75 kg.

Ky suksesë i ukrainasve më bëri ti përcjellë me vëmendje turne pas turneu, kampionat pas kampionati deri në Lojrat Olimpike duke ditur se vetëm fati keq mund ti ndalë disa boksier prej tyre, sepse ata do të mbizotrojnë boksin amator dhe pastaj edhe atë profesionist. Një vit më vonë me 2009, Usyk në Kampionatin botëror në Milano të Italisë fitoi të bronztën, ku më pastaj me 2011 në Kampinatin botëror në Baku të Azerbejxhanit fitoi medaljen e artë. E përmbylli karrierën amatore në mënyrën më të mirë në Lojrat Olimpike në Londër me 2012 duke fituar medaljen e artë. Një vit më vonë kalon në boksin profesionist.

Për 27 vite nga ekzistimi i shtetit të Ukrainës, me shumë vështirësi dhe padrejtësi nga Rusia, Ukriana fitoi gjithsejt 14 medalje olimpike në boks (4 të arta, 3 të argjendta dhe 7 të bronzta). Në kampionate botërore ka fituar gjithsejt 29 medalje botërore (6 të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta) duke u renditur e 9-ta në të gjitha kohërat. Dhe në Kampionate Evropiane gjithsejt 51 medalje (14 të arta, 13 të argjendta, 24 të bronzta). Këto rezultate janë mahnitëse dhe kjo më bënë sot krenar se kisha të drejtë.

Suksesi i ukrainasve vazhdoi edhe në boksin profesionist, por ne do të ndalemi kësaj radhe vetëm të Oleksander Usyk, i cili me shfaqjet e tija, meriton një mirënjohje botëror, si një “Real Champion” apo “Një Kampion i vërtetë”. E themi një kampion i vërtetë për një arsye! Ai kur vendosi të kaloj në boksin profesionist nuk pati ndonjë menaxher apo promoter të madh. Sikur se Vasyl Lomachenko edhe ky nënshkroi me menaxherin Egis Klimas, një menaxher jo shumë i njohur dhe që nga viti 2013 arriti vetëm fitoret. Ai gjithë pretendët i mposhti në ringjet e tyre, kjo e bënë atë kaq madhështor.

Debutoi në boksin profesionist me 2013. Për tre vite arriti 8 fitore në po aq meçe, të gjitha me nakaut. Meçin e nëntë profesionist e zhvilloi për titull bote kundër polakut Krzystof Glowacky. Ky meç u zhvillua me 17 shtator 2016 në Gdansk të Polonisë. Usyk mposhti Glowacky-n me vendim unanim duke u shpallur kampion i botës.

Mbrojtjen e parë të titullit botëror e arriti në Maryland të SHBA-ve me 8 prill 2017 duke mposhtur amerikanin vendas Michael Hunter me vendim unanim.

Sërish mbrojtjen e titullit e bëri jashtë vendit të tij. Për herë të dytë titullin e kampionit botëror në versionin WBO e mbrojti në Berlin të Gjermanisë kundër Marco Huck. Edhe ndaj gjermanit Huck, Usyk ishte i shkëlqyeshëm duke e mposhtur me nakaut teknik në raund të dhjetë.

Dhe e fundit ishte në fundjavën që lam pas ku sërish në një arenë kundërshtare në Riga të Latvisë, mposhti Marias Brieds me vendim të një anshëm me 115-113, 115-113 dhe 114-114, duke unifikuar dy titujt e kampionit botëror WBC dhe WBO.

Me 11 maj në Jeddah të Arabisë Saudite do të përballet me fituesin e duelit Murat Gassaev dhe Yunier Dorticos. Ky meç do të jap më të mirin e kategorisë kruzer, ku kampioni do të jetë i padiskutueshëm që do ti mbizotroj katër titujt e kampionit botëror.

www.kosovaboxing.org