Oferta dhe vendi i ngjarjes për meçin Krasniqi dhe Abraham vendosët me 4 janar në Budapest
2 min readDueli eliminator ndërmjet numrit 2 në WBO, Arthur Abraham (45-5-0, 30 KO) dhe boksierit tonë të renditur numër 3 në WBO, Robin Haxhi Krasniqi ((46-4-0, 17 KO) në kategorinë super të mesme do të vendosët me 4 janar në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest. Aty do të gjenden dy taboret, ekipi i Abrahamit, Saurland Evend dhe i Krasniqit SES Boxing, ku në prani të Komisionit të WBO-së, do shprehet gatishmëria dhe vullneti i cilit ekipë është më i interesuar për të fituar organizimin.
Do të vendosët për shumën e ofruar nga Organizatori, vendngjarja si dhe data e zhvillimit të meçit.
Abraham i cili humbi meçin për titull të botës në versionin WBO, kundër Gilberto “Zurdo” Ramirez (34-0, 24 KO) me vendim unanim nga tre gjyqëtarët, 120-108, dëshiron rastin e dytë kundër meksikanit. Por, Krasniqi i uritur si kurr më parë duke dëshiruar të kompenzoj dy rastet e lëshuara, dëshiron të fitoj rastin e tretë për tu kurorëzuar me titullin e botës. Ai pret ta mposht Abrahamin duke e penzionuar.
Siç mëson agjencioni Kosova Boxing nga burime nga WBO që shumë boksier kanë bërë ankesë se pse Krasniqi me vetëm dy meçe konkurruese po e merr rastin për WBO eliminator. Për shumë kend kjo u konsiderua si befasi, pasi ai zbriti nga kategoria gjysëm e rënd në super të mesme dhe me vetëm dy fitore kundër Cagri Ermis dhe Juregen Doberstein arriti në pozitën e tretë. Ankesat janë bërë nga këta boksier, Jesse Hart, George Groves, Zac Dunn, Isaac Expo, Callum Smith, Trevor McCumby dhe Matt Karobov, që të gjithë renditen nga pozita 4 deri 9-të.
Por, duhet t`ju kujtuar gjithë atyre se fitorja e fundit e Krasniqit ishte kundër kampionit aktual WBA-Interkontiental dhe titullit vakant WBO-Interkontinental. Pra, sipas një analize tonë Krasniqi meriton meçin eliminator kundër Abraham.
Artan Vërbica
29 dhjetor 2016
Sipas te gjitha gjasave ky duel do te jete per titull WBO Vakant
Jo eliminnator-GILBERTO RAMÍREZ eshte i lenduar