RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Nysret Sopaj sfidon titullin e Luxemburgut me 8 Qershor

1 min read

nysret sopajTalenti ynë në kategorinë “Cruiser” Nysret Sopaj do të sfidon titullin e kampionit të Luxemburgut me 8 Qershor në qytetin Differdange në Luxemburg. Sopaj i cili në karrierën e tij profesioniste ka rekord prej 2 fitore (2 KO), një humbje dhe një barazimi, do të ketë për kundërshtar boksierin me përvojë të madhe nga Gaboni i Afrikës por me nënshtetësi franqeze Taylor Mabika i cili ka 9 fitore (4 KO) dhe 2 humbje.

Sopaj ka gjetur mbështetje nga menaxheri i Luxemburgut, Michael Lofy, një ekspertë i zoti në fushën sportive. Pas heqjes së suspendimit nga Federata e Boksit Profesionist të Evropës EBU – e cila do t`ju kalon me 1 Qershor, Sopaj do të mbështetet me gjitha forcat nga Federata e Luxemburgut, ku ai do të jetë boksieri numër 1, sepse David Haye dhe Dereck Chisora tashmë janë rikthyer boksit britanik duke boksuar me licenca angleze.

Sopaj ka një bagazh të madh në sporte luftarake, ku në kikboks ka zhvilluar 25 duele, 20 fitore (15 KO), 3 humbje dhe 2 barazime. Poashtu në boks amator ka zhvilluar 10 duele duke fituar 9 prej tyre, të gjitha me ndërprerje dhe një humbje.

Sopaj me predspozitat që ka, premton për të ardhmen. Arma më e fortë e tij, është goditja e fortë apo siç e quajnë në Luxemburg “Grushti i çeliktë”. Por, sprova me 8 Qershor do të shihet se sa vlenë ky djalosh.

Përgatiti:
Artan Vërbica

 

 

1 thought on “Nysret Sopaj sfidon titullin e Luxemburgut me 8 Qershor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.